Të pihet mjaftueshëm

Trupi ka nevojë për shumë lëngje

Kini parasysh të pini mjaft lëngje, pasiqë sidomos gjatë shtatzënësisë trupit tuaj i duhet uji jo vetëm si mjet transportues por edhe për formimin e gjakut dhe ujit amnor dhe për furnizimin e foshnjës ende të palindur. Pije të parapëlqyera janë për shembull uji mineral, lëngje te holluara të frutave, lëngje të perimeve, çaj frutash dhe çaj barishtesh.

Provoni ndonjëherë edhe lëngjet e frutave HiPP, ato mund ti pini të zbutura 1:2 me ujë mineral.

Nga çfarë duhet të heqim dorë?

Shtatzënat duhet ta kufizojnë përdorimin e nektarit të pastër të frutave, lëngjeve të frutave dhe limonatat, me përmbajtje të sheqerit dhe me kalori të panevojshme. Poashtu, për hir të shëndetit të fëmijës suaj duhet të hiqni dorë tërësisht nga alkoholi.

Rralloni pirjen e kafes dhe çajit të zi në 2-3 filxhanë, sepse përmbajnë sasi të madhe të kafeinës që mund të sjell pasoja për nënën dhe fëmijën. Më së miri do të ishte përdorimi i kafes pa kafeinë dhe çaj barishtesh.

Edhe ata që nuk janë të etur duhet të pijnë

Kush nuk pi mjaft shumë, atij mund t'i ndihmohet. Pini pije që ju pëlqejnë, në kohë të sakta gjatë ditës, si për shembull në mëngjes, në pushimin e drekës, në fillim të pushimit të pasdrekës. Pirja është ushtrim në vete, sepse, pirja thjeshtë mund të harrohet.

Edhe ata që nuk kanë etje, duhet të pijnë. Për këtë arsye gjithmonë mbani një shishe me ujë mineral apo një gjym me çaj në afërsi, në tavolinën e punës apo në vendin e gatimit në kuzhinë. Mbani mend: Sidomos gjatë periudhës së ushqyerjes me gji shtohet tutje nevoja e lëngjeve në trup.

Nevoja për lëngje

Femër, jo shtatzënëShtatzënaNëna që ushqen foshnjën me gji
Pijet1410 ml1470 ml1710 ml
Ushqimet e rregullta860 ml890 ml1000 ml
Shuma2270 ml2360 ml2710 ml
Nevojat e rritura +90 ml+440 ml