Menyja

Lojërat në ranishtë

Malik Mungosi e adhuron rërën.

Këtu janë lojërat e tijë të preferuara nëpër ranishtë:

Rrokullisja e topthit të vogël nëpër rërë

Së pari ju ndërtoni  një kodër të madhe prej rëre sa më të lartë që të jetë e mundur. Pastaj ju bëni një gjurmë nga lart në një spirale, në të cilën një topth i vogël mund të përshtatet. Kjo është më e lehtë me një lopatë të vogël ose thjesht me dorën tuaj. Pista duhet të ketë anët e larta, në mënyrë që topthi të rrokulliset pa rënë. Pengesat e vogla apo tunelet e bëjnë atë më shumë argëtim.

Gjuajtja e thesarit

Kërkimi I gjërave të fshehura në rërë, është kënaqësi për çdo fëmijë. Fëmijët mund ta fshehin vet thesarin e tyre dhe ta kërkojnë atë. Është e rëndësishme që të gjithë fëmijët e tyre ta dine si duket thesari I tyre. Është e tij në arrë? Apo ndonjë guri I veçantë? Loja do të ishte edhe më argëtuese nëse keni ndonjë hartë thesari që e keni ilustruar vetë ju dhe secili fëmijë duhet të mbajë thesarin e tyre në gjoks pasi ta gjejë atë. Meqë ra fjala, Melos Merkati e mbanë thesarin në shpellën e tij.

Për më tepër nga lojërat e Kaon Kengurit nëpër bar

Kthehu prapa