Menyja

Lojërat në pyll

Melos Majmuni pëlqen të luaj në pemët e larta.

Zbuloni këtu lojërat e tij të preferuara në pyll:

Ndërroni pemët!

Të gjithë fëmijët qëndrojnë pranë një peme, vetëm  njëri qëndron në mes  pa një pemë. Kur ai bërtet ‘Ndërroni pemët’’ të gjithë fëmijët tjerë vrapojnë dhe mundohen të ndërrojnë pemët. Nëse tërheqësi e kap njërin prej tyre, atëherë ai fëmijë është tërheqësi tjetër që do të qëndrojë në mes.

Rruga e Fitnesit përmes pyllit!

Së pari, vendoset një rrugë e caktuar, të cilën të gjithë fëmijët duhet të kalojnë. Gjatë rrugës, ata ndeshen me pengesa të vogla që ata duhet t’i kalojnë. Kush është më i shpejtë se Melos Majmuni në mbajtjen e ekuilibrit  në trungun e pemës, duke vrapuar në mënyrë zig zage përmes pemëve ose duke kërcyer mbi degë?

Kërcimi nëpër gurë

Dëshironi të luani me kërcime sikur Melos Majmuni? Kjo është e lehtë. Brenda ju mund të përdorni peshqir të shtrirë në qilim. Jashtë ju mund të përdorni gurë të mdhenjë apo të shkruani rrathë me shkumës në tokë. Dhe ja tani të kërcejmë!

Për më tepër nga lojërat e Malik Merkatit në ranishtë
Kthehu prapa