HiPP mbron: Iniciativa Bruderhahn

Veza: Gjithmonë e disponueshme me shumicë në raftet e supermarketeve gjermane me madhësi S, M dhe L, të bardha ose kafe, nga një pako tek e paketa jumbo.

Por natyrisht, vetëm pulat kanë aftësinë për të bërë vezë - pulat vojse. Por, çfarë ndodh me zogjtë meshkuj që çelin nga vezët afërsisht me të njëjtin numër çdo ditë? E vërteta e hidhur është: Zogjtë meshkuj nuk janë të nevojshëm në industrinë e vezëve dhe vriten në një numër të madh pa zhurmë të mëtejshme. Ky numër në Gjermani, është rreth 50 milion zogj në vit. Pas kësaj, ata ose asgjësohen ose, në raste të rralla, shërbejnë si ushqim për gjarpërinjtë dhe zvarranikët. 

HiPP punon me kompani partnere të kontrolluara në mënyrë rigoroze me një program të veçantë të mbrojtjes, për të ndaluar këtë vrasje të pakuptimtë të zogjve meshkuj. Është e rëndësishme për HiPP-in që këto kompani të mund të plotësojnë standardet e larta të transparencës, gjurmimin dhe mirëqenien e kafshëve. Së bashku, duam të ndryshojmë dhe përmirësojmë situatën për kafshët e gjinisë mashkullore.

Është e papranueshme për HiPP-in që zogjtë të vriten vetëm për shkak të gjinisë së tyre. Kjo praktikë është e papajtueshme me parimet tona etike.

 

Për HiPP-in, programi Bruderhahn, është një iniciativë gjithëpërfshirëse: Ne i blejmë të dyja, vezët dhe mishin nga bio pulat me lëvizje të lirë nga fermerët tanë. Kjo na mundëson të kultivojmë edhe zogjtë femra edhe meshkuj.