Peshkimi i qëndrueshëm

Ne përdorim për HiPP menytë tona, peshqit e llojit Alaska pollack, merlucin, kodin- Gadus morhua, salmonin e egër dhe platicën- Pleuronectes platessa. Shumica e tyre janë kapur në detet veriore, larg bregdetit. Territoret tona të peshkimit shtrihen në Atlantikun Verilindor dhe Paqësorin Verilindor

Peshqit për HiPP-in vijnë ekskluzivisht nga një peshkim i qëndrueshëm, i certifikuar nga MSC. MSC garanton që peshkataria që kontrollohet i përmbahet standardeve të specifikuara mjedisore, e cila i mbron rezervat dhe vepron me përgjegjësi. Për të garantuar cilësinë më të mirë të peshkut, kushtet mjedisore janë analizuar vazhdimisht dhe janë zgjedhur terrenet veçanërisht të favorshme të peshkimit në dete të veriut. Peshkataria kontrollohet rregullisht.

HiPP-i gjithashtu jep një kontribut aktiv kundër peshkimit të sasive të tepërta në dete dhe për ruajtjen e rezervave të peshkut. Për më tepër, ne ndihmojmë për të siguruar jetesën dhe burimet e prodhimeve ushqimore të shumë njerëzve në të gjithë botën. Kështu, konsumatorët tanë të vegjël të sotëm mund të gjejnë burime të mjaftueshme për furnizimin me peshk edhe si të rritur.