Projektet për mbrojtjen e klimës

HiPP është i përfshirë në projekte të ndryshme për mbrojtjen e klimës në mbarë botën - duke përfshirë edhe Cape Town (R. Jugafrikane) në bashkëpunim me partnerin afatgjatë Soil & More Impacts.

Rreth 30,000 metra kub mbetje të gjelbra prodhohen çdo muaj në Cape Town. Deri para disa vitesh, pothuajse 100 për qind e këtyre mbetjeve përfundonin në deponitë kryesore të qytetit. Aty mbetjet voluminoze organike shkaktuan probleme logjistike e mbi të gjitha shkaktonin emetime.

Prej këtyre mbeturinave prodhohet kompost i vlefshëm prej vitesh si pjesë e projektit për mbrojtjen e klimës në Cape Town. Deri në vitin 2020, më shumë se 10 milionë metra kub mbetje të gjelbra ishin përpunuar e prodhuar dheu me cilësi të lartë për saksi, duke kursyer gjysmë milioni ton CO2.

Ky projekt, i mbështetur nga HiPP, tashmë u është rekomanduar institucioneve nga UNEP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin) për të kompensuar emetimet e tyre.