Për mbrojtjen e klimës dhe si kompensim për emetimet e pashmangshme të CO2, formimi i humusit luan rolin qendror në HiPP.
Çdo grusht dheu është mrekulli e vogël klimatike. Pse? Sepse miliona e miliona mikroorganizma që jetojnë në tokë të shëndetshme shndërrojnë mbetjet e bimës në humus të vlefshëm, i cili nga ana tjetër e ruan CO2. Ne e përdorim këtë parim në projektet tona për mbrojtjen e klimës dhe në përzgjedhjen e projekteve globale. Komposti i vlefshëm bëhet nga plehu i bagëtive në fermat organike të HiPP-it. HiPP shpërndan përvojën e vet shumëvjeçare në kultivimin e humusit me partnerët dhe furnizuesit e lëndëve të para në mbarë botën. Në këtë mënyrë, ata gjithashtu mund të zbatojnë masat e mbrojtjes së klimës në zinxhirin e vlerës së prodhimit të HiPP-it. Sepse edhe ruajtja e natyrës lokale është gjithashtu pjesë e mbrojtjes së klimës globale.
Vitet e angazhimit të vazhdueshëm të HiPP-it për të ruajtur diversitetin biologjik vlerësohet edhe për klimën: Sa më e paprekur të jetë natyra, aq më shumë CO2 mund të grumbullohet.