Bio kultivimi i perimeve dhe karotave

HiPP është angazhuar me kultivimin e bio perimeve për më shumë se 60 vjet. Ata këtë përvojë që ekspertët tanë e kanë mbledhur gjatë kësaj periudhe e ndajnë me furnizuesit tanë të bio perimeve. Nga zgjedhja e fushës përkatëse dhe farërave të duhura, deri te rritja dhe korrja e bimëve, HiPP i këshillon fermerët e perimeve. Një rotacion i mirë balancuar i kulturave të mbjella, e bën të vështirë shumimin e dëmtuesve në bio bujqësi. Për më tepër, në të njëjtën kohë sigurojmë që toka të mos jetë e mbingarkuar sepse e njëjta kulturë nuk kultivohet aty gjithmonë. Toka e shëndetshëm dhe e pa trajtuar, janë bazë për lëndët e para më të mira për produktet tona. Ato garantojnë bio cilësi të lartë për të cilën ne mendojmë paraprakisht.

 

HiPP bio kultivimi i karotave 

Kur kultivoni HiPP bio karota, gjëja më e rëndësishme është toka e shëndetshme dhe pjellore. Farat e zgjedhura posaçërisht nga ekspertët e HiPP-it, janë të përshtatshme në mënyrë ideale për tokën përkatëse dhe nuk trajtohen kimikisht dhe as nuk janë të modifikuara gjenetikisht. Bio karotat rriten vetëm në fushat e HiPP-it çdo 6-7 vjet, sepse kjo është mënyra e vetme për të mbajtur tokën dhe bimët të shëndetshme. Në ndërkohë, fermerët kultivojnë drithëra, patate ose barin e tërfilit. Barërat e këqija eliminohen në mënyra tradicionale, p.sh. edhe me dorë. Kështu ne e japim kontributin e rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit tonë. 

Para se karotat tona të përzgjedhura me dorë, mund të quhen "HiPP bio karota", ne ia nënshtrojmë kontrollit të pa kompromis për mbi 1.200 substanca të mundshme në laboratorin tonë. Kjo është shumë më tepër sesa sugjeron legjislatura. Varieteti ynë i karotës HiPP, "Dulcis", është veçanërisht i butë dhe për këtë arsye është i përshtatshëm për shijen e ndjeshme të foshnjave.