Menyja

HiPP bio-vula

Bio-garancia nga HiPP është më gjithëpërfshirëse se Bio-logoja e BE-së

HiPP-bio-vula, më e rreptë se sa ligji

Bio-Logo e BE-së nga Ministria për mbrojtjen e konsumatorit i referohet kërkesave ligjore për bio-produktet. Këto duhet të plotësohen në mënyrë që të mund të përdoret Bio-logoja. Respektimi i këtyre rregullave për neve është gjë e vetëkuptueshme. HiPP Bio-cilësia qëndron mbi kërkesat e përgjithëshme të rregulloreve për bio-prodhimtarinë.

Çfarë përparësive ofron HiPP bio-cilësia?

HiPP-bio-vula

HiPP përdor vetëm lëndët e para bio, të cilat janë prodhuar sipas Öko-Rregullores së KE-së. Përveç kësaj, duhet të bëhet me dije se Bio-logoja e BE-së, vetëm nuk mund të garantojë se nuk ka asnjë prej substancave të dëmshme, të gjitha produktet kontrollohen edhe një herë në mënyrë rigoroze.

Menjëherë pas dorëzimit të lëndës së parë, vazhdojnë testet për substancat e dëmshme – nëse ka ankesa, lënda e parë nuk pranohet. Në fund, për të arritur qëllimin tonë për të përpunuar vetëm lëndën e parë pa asnjë materje të dëmshme, ne zhvillojmë 850 analiza. Ne llogarisim në laboratorin tonë, HiPP, në Pfaffenhofen që merret me analizat e pesticideve që me vite është ndër laboratorët prijëtar në Evropë.

Brenda në kavanoz hyn vetëm ushqimi i pastër, që ka kaluar sistemin tonë të rreptë të kontrollit. Vetëm atëherë e fiton kavanozi HiPP-bio-vulën

Përse vendoset Bio-logoja sipas Rregulloreve të BE-së?

Bio-logoja sipas Rregulloreve të BE

Eko-Rregullorja e BE-së përmban udhëzimet e qarta se si duhet patjetër të prodhohen dhe përpunohen Eko-produktet. Bio-logoja e BE-së duhet të garantojë se produktet e shenjuara me këtë logo janë janë të prodhuara nga bujqësia e cila

  • janë përqendruar në mbrojtjen e bimëve me masat parandaluese
  • është përdorur vetëm fara e patrajtuar
  • është ndaluar përdorimi i plehut artificial
  • përfshihet mbajtja e kafshëve në pajtim me rregullat

Çka nuk ofron Bio-logoja sipas Rregullores së BE-së?

Shpesh besohet gabimisht se me një bio-etiketë është përcjellur garancioni për eliminimin e materjeve të dëmshme. Por kjo nuk është kështu. Bio-logoja e BE-së nuk jep informata nëse një produkt bujqësor i prodhuar sipas udhëzimeve të Rregullores së Be-së për Eko-prodhimin, që nuk përmban realisht substanca të dëmshme.

Kështu, Rregulloret e BE-së drejtojnë vetëm disa faktorë të procesit të prodhimit, që bëhen subjekt dhe i nënshtrohen ndikimit të drejtpërdrejtë të operacionalizimit të prodhimit.Megjithatë, mbetet e pakontrolluar ngarkesa nga materjet e dëmshme të lëndës së parë, të cilat në rrugët tjera gjatë mënyrës së prodhimit, mund të gjenden pa u vënë re nga prodhuesi. Këto mund të ngjajnë për shembull nga ujrat e papastra nëntokësore, përqendrimi i lartë i materjeve të dëmshme në ajër (në afërsi të aeroporteve, zonave industriale dhe rrugëve të ngarkuara me trafik) ose të shkaktuara nga ushqimi i ndotur i kafshëve.