Menyja
  • Intervista bio-vula

    Bio po rritet me shpejtësi marramendëse. Por a është e vërtetë që ushqimet bio sigurojnë të ushqyer të shëndetshëm? Prej çokollatës e deri te patatinat a mund ti quajmë çdo produkt bio nëse kanë përmbushur kërkesat ligjore.

    Për këtë arsye, për Juve, Prof. Dr. Claus Hipp, si asnjë tjetër ka ndikuar në prodhimtarinë bio në Gjermani, do ta sqaroj dallimin e kualitetit bio-standard të produkteve, me atë të produkteve bio-cilësi nga HiPP.

Z. Hipp, ju keni një bio-vulë të posaçme Tuajën. Pse?

C. Hipp: Së pari nga tradita shumë vjeçare. Ne, që para 60 vitesh kemi filluar me bio-prodhimtarinë në bujqësi. Atëherë tema e prodhimeve bio nuk ishte çështje e madhe, madje e kundërta, atëbotë po dominonte përdorimi i kemikateve në bujqësi. Ne, me HiPP notuam në drejtimin e kundërt të rrymës së re të prodhimit dhe nxitem me shumë besim prodhimin bio. Kështu, për ushqimin e foshnjëve ne vendosëm norma të reja të cilësisë.

Por, EU-Bio-logo është edhe për cilësi, apo?

C. Hipp: Natyrisht. Bio-Rregullorja e UE-së është një çështje shumë e mirë. Ajo ndalon përdorimin e kimikaleve sintetike dhe plehrave artificiale, bën përshkrimin e gjendjes së tokës dhe të farave dhe shumë të tjera.

A nuk është atëherë e tepërt ta keni bio-vulën e posaçme?

C. Hipp: Në asnjë mënyrë. Logoja standarde e Bio-prodhimeve është e mirë, mirëpo kjo logo e prodhimeve bio nuk garanton se në disa bio-prodhime nuk ka lëndë të dëmshme. Lëndët e dëmshme mund t‘i ngarkojnë të korrat nga ajri ashtu edhe nga arat fqinje. Për këtë arsye, rregullat lejojnë një sasi shumë te vogël të mbrojtësve të bimëve te ushqimi i foshnjeve. Tek ne, në HiPP, përkundrazi, vlen thënja „Zero tolerancë“: Kjo do të thotë që ne nuk lejojmë as përmbajtjet më të vogla mbrojtëse të bimëve në ushqimin e foshnjeve. Vetëm prodhimet e pastra bio mund të jenë përmbajtja e kavanozit prandaj edhe kanë bio-vulën

Prandaj, HiPP bio-vula është aty si dëshmi e pastërtisë më të lartë të prodhimit. Sot, si mund të arrihet kjo ende?

C. Hipp: Së pari, ne më kontrollojmostrat e dheut, nëse vjen një arë në konsideratë fare. Një HiPP-fushë mund të jetë vetëm ajo që është larg nga industria dhe me rrugë të zëna. Vite më parë, ne morëm zonat më të përshtatshme për çdo lloj të bimëve me kontratë ekskluzive. Me dekada, ne kemi fituar njohuri të specializuara, si ndryshohen kulturat me sukses vit pas viti, në mënyrë që ndotja të mbetet mundësisht sa më e vogël. Por edhe gjatë kultivimit, ne mbështesim bio-fermerët duke bashkëpunuar ngushtë me ta. Më vonë, fermeri tek ne e shkarkon prodhimin e vet, vetëm nëse laboratori ynë e ka konfirmuar se produkti i plotëson kërkesat e rrepta të HiPP-it për pastërti.

Sa larg shkojnë kontrollet Tuaja për materjet e dëmshme?

C. Hipp: Ne analizojmë gjithsejt mbi 800 materje të dëmshme. Dukshëm më shumë se sa parasheh ligji. Ne jemi aq të saktë, sa bëjmë analizën e një kokrre kripe të përzgjedhur në një grumbull sa një pishinë 50 metra. Për më tepër, ka materje të dëmshme në ushqimin e foshnjeve, të cilat fare nuk janë rregulluar me ligj. HiPP ka paraparë dhe imponuar vullnetarisht kufizime të rrepta të normave për të gjitha materjet e dëmshme. Ne kështu jemi më të rreptë sesa Ligji. Por një kontribut i paçmueshëm për çështjen e pastërtisë vjen nga vetë bio-fermerët: Fermerët tanë e njohin qëndrimin tonë të pakompromis mbi 60 vjet.Bio te HiPP-i, do të thotë se nuk ka asnjë kompromis për lëndën e parë-bio. Por si duket kjo gjatë prodhim? HiPP bio do të thotë shumë më tepër. Ndër të tjera: shumë punë krahu në bujqësi si dhe në prodhim. Lëndët e para të verifikuara nga laboratori, tek ne mëpastaj provohen me dorë, që të preket e sigurohet cilësia e çdo karrote dhe çdo kokrre të bizeles. Përmbajtja e një kavanozi i kalon tek ne 260 kontrolle. Dhe mbi këtë vije HiPP bio-vula

Dhe si është puna e mishit?

S. Hipp: Njëjtë. Nëse një kafshë mbahet vërtetë në kushte humane në kullota dhe rritet dhe ushqehet sipas mënyrës bio, atëherë jo vetëm që promovohet mirëqenia e kafshëve, por edhe rezistenca e natyrshme dhe shëndeti. Dhe kjo reflekton natyrshëm në cilësinë e shijes së mishit. Ju e dini, se ne i njohim bio-fermerët „tonë“ me dekada. Origjinën e secilit viç, nga shtazët e deri te gjeldeti, ne mund t’i dokumentojmë plotësisht. Edhepse kafshët ushqehen plotësisht sipas kushteve të parapara ligjore dhe ushqehen vetëm me ushqim bimor, ne hulumtojmë megjithatë me kujdes para përpunimit të bio-mishit çdo gjurmë të mundshme. Kështu ne mund të garantojmë 100% se mishi bio nga HiPP-i është i përsosur.

Prapa bio-vulës Tuaj a qëndron edhe prodhimi ekologjik?

S. Hipp: HiPP bio për neve do të thotë që të punojmë në pajtim me natyrën. Fabrika jonë në Pfaffenhofen prodhon CO2- neutral. Energjia jonë elektrike vije ekskluzivisht nga burimet e energjisë së rinovueshme. Për mua, përfundimisht bio-bujqësia konsekuente merr përgjegjësi për mjedisin tonë.

Z. Hipp, një pyetje përfundimtare: Çka ndjeni për inxhinjerinë gjenetike?

S. Hipp: Kushdo që më njeh, e di, se unë gjithmonë e refuzoj me rigorozitet inxhinjerinë gjenetike në bujqësi. Për këtë arsye, jam veçanërisht i kënaqur që përdorimi i inxhinierisë gjenetike në bio-bujqësi tashmë edhe me ligj është i ndaluar. Për mua, përbërësit e ndryshuar me inxhinjeri gjenetike nuk kanë gjetur vend, para së gjithash jo në ushqimin e foshnjeve.
Z. Hipp, ju falënderoj për intervistën