Menyja

Qumështi organik

Nga vije qumështi bio, për HiPP bio-ushqimet e qumështit

Më shumë se 200 ditë të vitit, lopët kullosin në livadhet e paprekura, natyrshëm.

HiPP përdor ekskluzivisht qumësht nga fermat, të cilat në mënyrë rigoroze e respektojnë dhe punojnë sipas rregullave të bujqësisë organike. Lopët mbahen në kushte të përshtatshme dhe gjatë vitit, më shumë se 200 ditë kullosin në livadhet natyrore, të kultivuara pa plehra dhe pa spërkatës sintetik-kimik.

Këto kafshë ushqehen me bar natyral, sanë apo grurë që garanton cilësi më të lartë të bio-cilësisë, nga ushqimi ynë i begatshëm, del qumështi ynë i shëndetshëm. Kjo e bën bio qumështin nga HiPP aq të vlershëm për ushqim qumështi.

HiPP bio-qumështi kontrollohet rreptë

E gjithë kjo rishikohet vazhdimisht nga institucionet e pavarura mbikëqyrëse të kontrollit duke u verifikuar nga vizitat e paparalajmëruara. Përveç kësaj, HiPP kontrollon të gjitha prodhimet me testet në laboratoret e veta, të cilat janë edhe më rigoroze se sa që ligji e parashikon. Kjo siguron që vetëm bio-qumështi më i mirë përpunohet për foshnjen Tuaj.