Menyja

Produktet e qëndrueshme sigurojnë të ardhmen e fëmijëve tanë

Ushqim të shëndetshëm në harmoni me natyrën

Ne prodhojmë “mjete për jetë". Për prodhimin ekologjik të ushqimit të shëndetshëm për foshnja me cilësinë premium, HiPP merr përgjegjësinë e veçantë si prodhues ndërkombëtar i ushqimit të fëmijëve. Gjithnjë e më shumë konsumatorët duan të dinë se si ushqimi i tyre është prodhuar dhe nga vjen ai. Të ushqyerit e qëndrueshëm dhe konsumi i qëndrueshëm marrin një vend gjithnjë e më të rëndësishëm.

HIPP Bio-Siegel

Për më shumë se 50 vjet HiPP është i përkushtuar për bujqësinë organike, duke respektuar ciklet natyrore, ruan mjedisin dhe është cilësuar me qëndrueshmëri. Prandaj, për shenjën që bartë, Hipp Bio-vula dhe Claus Hipp garantojnë me emrin e vet. Me kriteret tona për cilësi të lartë, ne shkojmë përtej kërkesave ligjore dhe qëndrojmë shumë përtej kërkesave që i parashtron Bio-vula e BE-së. Prandaj, përmbajtja e një kavanozi të HiPP-it, i ka kaluar mbi 260 kontrolle. Laboratori i HiPP-it numrohet në mesin e më të mirëve në Evropë.

Gjurmët e CO2

HiPP numrohet ndër të parat kompani gjermane në fushën e gjërave ushqimore e cila ka bërë llogarinë e mostrës së gjurmës së CO2. Në të ardhmen, ne duam të mbledhim të gjitha të dhënat relevante për eko-bilancin e prodhimeve tona, që përdoruesve tanë t’ju mundësojmë qasjen në informacionin për sasinë e liruar të CO2 gjatë prodhimit të një produktit të HiPP-it.

Asnjë nga të lashtat me inxhinjeri gjenetike

Një “Jo” e qartë për të lashtat e krijuara me inxhinjeri gjenetike, është për neve një detyrim etik. Për të penguar varfërimin enorm të specieve dhe llojeve nëpërmjet ndryshimit gjenetik dhe ndikimit dramatik në biodiversitet, ne e shohim atë si një detyrim të veçantë. Sepse bëhet fjalë për asgjë më pak se themeli i tërë jetës.

Zinxhiri transparent i furnizimit dhe krijimit të vlerave

HiPP bashkëpunon ngushtë me prodhuesit e vet: ne mund të arrijmë qëllimet tona nëse veprojmë qëndrueshëm me furnizuesit dhe partnerët tanë. Prandaj, pjesë përbërëse e kontratave tona është Kodit i sjelljes dhe etikës. Së bashku me partnerët tanë në zinxhirin e furnizimit, ne nuk kujdesemi vetëm për cilësinë më të mirë, por edhe për standardet mjedisore, sociale dhe ekonomike. HiPP vë theks të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve biznesore të vazhdueshme, afatgjata dhe me mirëbesim të plotë.