Menyja

Qëndrueshmëria në organizatën e biznesit

Qëndrueshmëria nuk është trill i HiPP-it. Mbi 60 vjet ne jemi të angazhuar për bujqësinë organike duke qenë të cilësuar si pionier të standardeve të qëndrueshme. Menaxhmenti ynë  i qëndrueshmërisë ka në venerim ndërmarrjen si një tërësi të gjithë zinxhirit të krijimit të vlerave.

 

Përkushtimin për zhvillimin e HiPP standardeve, ne gjithashtu e bëjmë së bashku me furnizuesit dhe prodhuesit tanë, në mënyrë që të sigurohet cilësia, mbrojtja e mjedisit dhe ndershmëria, rrethanat sociale të punës.

 

Me neve, qëndrueshmëria është çështje prioritare

Menaxhmenti i qëndrueshmërisë është i vendosur pranë udhëheqjes së kompanisë. Çdo sektor i biznesit ka një zyrtar që merret me qëndrueshmërinë, i cili në mënyrë aktive promovon zhvillimin dhe zbatimin e qëllimeve.

Dokumentimi

Në raportin e qëndrueshmërisë, ne publikojmë të gjithë treguesit e rëndësishëm të performancës dhe objektivat tona vjetore. HiPP është i certifikuar me standardin ISO 14001 në të gjitha vendet. E arriti këtë në Pfaffenhofen në vitin 1997 dhe që nga viti 1995 e ka bërë të vlefshme në pajtim me EMAS (Eko-Menaxhimi dhe Skema e auditimit sipas Komunitetit Evropian).

Përzgjedhje e shpërblimeve, nga 1997 e këndej

1997 Menaxher mjedisor i vitit nga Capital dhe WWF
2000 Çmimi i mijëvjeçarit për biznes nga UNEP dhe ICC
2002 Çmimi Globe Energy për një nga 50 konceptet më të mira në botë për energji
2003 Çmimi gjerman për mjedisin, "Deutscher Umwelt-Reporting Award"
2008 „Çmimi "CSR-Mobilitätspreis", për menaxhimin shembullor të udhëtimit
2009 Çmimi "Markë e shekullit"
2009 Çmimi "Deutscher Nachhaltigkeitspreis", kategoria "Einkauf", për qëndrueshmërinë
2009 Deutsche Blume von Rheydt – Çmim për mbrojtjen e mjedisit
2010 Pro Biokultura
2010 Award Steiger për angazhimin e jashtëzakonshëm mjedisor
2010 Entrepreneur des Jahres, Çmimi sipërmarrësi i vitit
2011 Der ehrbare Kaufmann, çmimi "Tregtar i nderuar"
2011 Deutscher Solarpreis, shpërblimi gjerman për energjinë diellore

Bashkëpunimi

Ne e shohim veten si një organizatë që mëson, zhvillon rrjetin e punës dhe duke bashkëpunuar ngushtë me universitetet, institucionet shkencore dhe partnerët tjerë.