9. Si trajtohet urthi gjatë shtatzënësisë?
Shpeshë – herë kundër urthit ndikon ushqimi në 5-6 racione të vogla të shpërndara gjatë ditës , apo fjetja me pjesën e sipërme të trupit të ngritur lartë.
Si ta parandalojmë urthin?
Çka mund të ndërmarrim kundër urthit?
Urthi vjen si pasojë e procesit kur acidi i lukthit kalon në ezofag duke shkaktuar kështu një djegësim apo therrje në mes të gjoksit. Kjo dukuri mund të paraqitet gjatë shtatzënësisë por zhduket pas saj tërësisht.
Këtu mund ti gjeni disa këshilla të vlefshme, nëse vuani nga urthi: Lukthi tashmë i irrituar nuk bën që të irritohet më shumë. Akooli dhe Nikotina edhe ashtu janë tabu! 5- 6 shujta të shpërndara gjatë ditës, ku e fundit do të duhej të konsumohet më heret, kjo do të ishte idealja. Secila grua duhet të gjej vetë ushqimet dhe pijet të cilat më së shumti shkaktojnë urthin, në mënyrë që të mos i konsumojë ato përkohësisht. Këto mund të jenë ushqime me shije të ëmbël, djegës apo të pasura me yndyrë. Edhe kafja mund të shkaktojë urthin.
Produktet ushqimore që mund të shkaktojnë qetësimin e urthit në lukth mund të jenë Qumëeshti, jogurit, spinaqi i zier, karrota dhe patatet. Një këshillë shtëpiake thotë që të fleni me pjesën e sipërme të trupit të ngritur më lartë ashtu që acidi i lukthit të mos kthehet në mrapa në ezofag.