10. Çka duhet bërë për përkujdesjen ndaj lëkurës në shtatzënësi?

Tërheqja e lëkurës së barkut dhe ndryshimet hormonale mund të ndikojnë në tharjen e lëkurës.
Kujdesi intensiv ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

Lëkura gjatë shtatzënësisë
Gjatë shtatzënësisë ndryshon lëkura te secila femër

Bëni diqka të mirë për lëkurën tuaj
Përderisa lëkura e fytyrës nga qarkullimi më i mirë i gjakut shpeshherë duket më e bukur dhe më e freskët , lëkura në gjoks, bark dhe këmbë ka nevojë sidomos tani për vëmendjen tuaj: indi lidhor i femrës për nga natyra është formuar ashtu që të mund të zgjatet vetvetiu. Përveq kësaj hormonet e veqanta gjatë shtatzënësisë kujdesën për rritjen e relaksimit të indeve. Vetëm kështu mund të arrihet të krijohet hapësira e mjaftueshme për rritjen e fëmijës. Megjithatë ndodh që gjatë shtatzënësisë shpesh të ndodhin zgjatje të tepërta të indeve (sidomos në zonën e barkut, gjoksit dhe ijeve) që do të shfaqen në formë të strijave të zgjatjes dhe shtatzënësisë që nuk duken edhe aq bukur. Nga tërheqja e lëkurës në bark dhe nga ndryshimet hormonale mund të ndikohet tharja e lëkurës , dhe sidomos në ditët e fundit të shtatzënësisë mund të shkaktohen kruarje dhe presioni. Kujdesi intensiv ndihmon në elasticitetin e lëkurës.

Kujdesi për lëkurën
Mbrojtja dhe kujdei i lëkurës janë më se të domosdoshme tani në këtë periudhë. Produktet e kujdesit nga HIPP janë zgjidhja më e mirë, sepse nuk kanë përmbajtje të substancave të padëshiruara dhe janë veçanërisht të buta.
HIPP Mama Soft përbëhet nga vaji bio me bajame i cili është përfituar nga bajamet e pjekura organike. Për shkak të përbërjes së tij është një nga vajrat më cilësore. Ky vaj është i pasur me acide yndyrore që janë të mira për lëkurën, që e mbrojnë e ushqejnë atë.
Vaji organik me bajame është veqanëricht i mirëseardhur për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë, dhe cilësia është treguar edhe tek lëkura e foshnjave. Dhe diqka që është shumë e mirë për më të vegjlit është e mirë edhe për lëkurën tuaj.