Furnizuesit e mirë të acidit folik
Mjaft acid folik përmban sallata e gjelbër, perimet (për shembull brokoli), domatet, patatet, vezët, mishi dhe prodhimet e drithërave. Por acidi folik është shumë i ndjeshëm ndaj nxehtësisë, dritës dhe ajri prandaj lehtë dëmtohet dhe bëhet pa ndikim. Për të marrë mjaftueshëm acid folik vetëm nëpërmjet ushqimit është gati e pamundur. Kështu do të duhej një grua shtatzënë të hajë rreth 20 kg brokoli që të përmbush nevojën e rritur të acidit folik.
Për këtë arsye, në këtë fazë të ndjeshme mund të përdoren produktet e veçanta të prodhuara enkas për këtë nevojë si HiPP Mama, me rëndësi të madhe për nënën dhe foshnjën. Kësaj i bashkëngjitet edhe fakti që acidi folik shpenzohet nga trupi shumë shpejt sidomos nësë janë binjak apo më shumë foshnje ose edhe nëse është shtatzënësi e një pas njëshme. Preferohet që të mos mendohet për nevojat e acidit folik vetëm gjatë shtatzënësisë. Duhet të kihet parasysh që më përpara rezervat të jenë të plotësuara mirë!
Për gratë që deshirojnë të kenë fëmijë është me rëndësi të furnizohen me acid folik qysh para vërejtjes së shtatzënësisë.
Pasojat e mungesës së acidit folik
Mungesa e acidit folik shkakton lodhje dhe apati. Në rastet ekstreme mund të ngjaj zhvillimi i dobët i foshnjës, me simptomën e ashtuquajtur “shpina e hapur”. Kjo shkaktohet sepse kanali i nervave nuk mbyllet tërësisht. Pasojat tjera: buzët e çara dhe qiellza e çarë. Prandaj është posaçërisht i rëndësishëm acidi folik sidomos në fazen embrionale (në tre muajt e parë të shtatzënësisë).