Niacina i takon grupit të vitaminave B. Trupi ka nevojë për niacinë që të bëhet metabolizmi i trurit, rregullon sheqerin në gjak, gjithashtu edhe për frymarrjen e qelizave, muskujve dhe indeve lidhore. Shumë enzime që marrin pjesë ne shndërrimin e energjisë kanë nevojë për niacinë. Por niacina mund të bëj dhe më shumë: ndikon pozitivisht në disponim, në gjumë dhe në punën e zemrës. Të mos harrojmë që niacina largon nga trupi helmet dhe produktet e dëmshme.
Gjatë shtatzënësisë dhe periudhës së gjidhënjes trupit i duhet më shumë niacinë se zakonisht, nevoja sillet rreth 15 deri 17 mg për çdo ditë.