Nga çfarë duhet të heqim dorë?
Shtatzënat duhet ta kufizojnë përdorimin e nektarit të pastër të frutave, lëngjeve të frutave dhe limonatat, me përmbajtje të sheqerit dhe me kalori të panevojshme. Poashtu, për hir të shëndetit të fëmijës suaj duhet të hiqni dorë tërësisht nga alkoholi.
Rralloni pirjen e kafes dhe çajit të zi në 2-3 filxhanë, sepse përmbajnë sasi të madhe të kafeinës që mund të sjell pasoja për nënën dhe fëmijën. Më së miri do të ishte përdorimi i kafes pa kafeinë dhe çaj barishtesh.
Edhe ata që nuk janë të etur duhet të pijnë
Kush nuk pi mjaft shumë, atij mund t'i ndihmohet. Pini pije që ju pëlqejnë, në kohë të sakta gjatë ditës, si për shembull në mëngjes, në pushimin e drekës, në fillim të pushimit të pasdrekës. Pirja është ushtrim në vete, sepse, pirja thjeshtë mund të harrohet.
Edhe ata që nuk kanë etje, duhet të pijnë. Për këtë arsye gjithmonë mbani një shishe me ujë mineral apo një gjym me çaj në afërsi, në tavolinën e punës apo në vendin e gatimit në kuzhinë. Mbani mend: Sidomos gjatë periudhës së ushqyerjes me gji shtohet tutje nevoja e lëngjeve në trup.