Çka është alergjia?

Alergjia është dukuri në rritje, që prek foshnjat, mesatarisht nga 20 deri 30%. Si rezultat i alergjisë foshnja mund të ketë skuqje të lëkurës (dermatitis atopik), ënjtje në pjesën e buzëve dhe më vonë rrufë alergjike dhe astmë.

Qumështi i gjirit nga natyra është joalergjik dhe me materjet e veta të vlefshme ofron mbrotje, forcon sistemin imunitar të fëmijës tuaj nga brenda- jashtë. Foshnja me prirje të trashëgimisë së alergjisë familjare duhet ushqyer sipas mundësive 6 muaj radhazi me qumësht gjiri. Kjo është mënyra më e mirë e pengimit të alergjisë.

Nëse foshnja juaj nuk ushqehet përkatësisht nuk do të ushqehet me qumësht gjiri, atëherë ekspertët preferojnë ushqimin hipo-alergjen (ushqimi- HA).