Çka duhet të keni parasysh gjatë të ushqyerit me gji?

Të dhënit gji është të ushqyerit më i natyrshëm për fëmijën tuaj. Sikur që do të mësoheni të merrni frymë gjatë lindjes, kështu do të mësoni ti jepni edhe gji foshnjes. Nëse jeni të pasigurt për çështjet e gjidhënies, atëherë, më së miri është që mamia t’ju vizitoj në shtëpi, këtë ua mundëson sigurimi shëndetësor.

Mamitë janë posaçërisht të trajnuara që t’ju ndihmojnë poashtu rreth çështjeve të të ushqyerit me gji. Gjatë dhjetë ditëve të para pas lindjes, ju mund të pranoni këtë ndihmë çdo ditë, shpenzim që paguan sigurimi shëndetësor. Adresat e mamive mund ti gjeni në faqet e verdha, nga shoqërimi me nënat apo nga mjeku Juaj.

E rëndësishme:

  • I jepni foshnjes të thith gjirin, çdo herë që është e uritur. Kjo sinjalizon gjëndrat qumështore të gjirit, që të prodhojnë më shumë qumësht. Kështu shtohet sasia e qumështit, sipas nevojave të foshnjes Tuaj.
  • Lëreni foshnjën tuaj të thith nga njëri gji, derisa të shpenzohet qumështi: kur gjiri i juaj është pothuajse bosh atëherë rritet niveli i yndyrës së qumështit. Ky qumësht me sasi të larta të kalorive është shumë i rëndesishëm për foshnjen tuaj që të shtoj peshën. Më pas, ndërrojeni anën nëse nuk është ngopur.
  • Sigurohuni që foshnja Juaj të mos thith vetëm në majat e gjinjëve- kjo mund të sjell lëndime të lehta, që foshnja të mësohet të pij. Goja duhet të mbyll një pjesë të madhe të aureolës së gjirit.
  • Mos e shtyni foshnjën nga gjiri sepse nuk është e lehtë – Juve mund t’ju lëndoj. Vendoseni gishtin ndërmjet gojës dhe majës së gjirit tuaj që ta lironi presionin e thithjes së foshnjes. Kështu mund ta largoni foshnjen shumë më lehtë nga gjiri.