Goja
Foshnja qesh ose buzëqesh: ky sinjal pothuajse nuk mund të keqinterpretohet. Kur një foshnje buzëqesh, ndjehet mirë dhe e lumtur. Për këtë, nuk ka nevojë për ndonjë arsye të veçantë, foshnja juaj do t'ju jap sinjal: "Unë jam mirë!"
Kur bebja lëviz me buzë ose fut një gisht në gojë, shpesh është shenjë e urisë. Pas racionit të fundit, por ende nuk ka kaluar shumë kohë për të dhënë sinjale të urisë, bebja gjithashtu mund ta përdorë thithjen për vete si refleks instiktiv dhe për ta qetësuar veten.