7 Ditë në javë merrni vitaminën D

Fëmijët nuk marrin sa duhet vitaminë D për të paktën 7 muaj të vitit...

Fëmija juaj është duke eksploruar botën rreth vetes dhe duke u bërë gjithnjë e më shumë aktiv. Vitamina D është veçanërisht e rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të një fëmije në rritje, pasi luan rol kyç në metabolizmin e eshtrave të tyre dhe mbështet formimin e eshtrave të shëndetshëm.

Megjithatë, studimet e kohëve të fundit sugjerojnë se fëmijët dhe adoleshentët nga rrethina jonë nuk fitojnë mjaft vitaminë D.*

Nëse do të mjaftonin vetëm 7 rrezet e diellit në vit...

Vitamina D është vitamina e vetme që trupi ynë mund ta krijojë vet në lëkurë. Për ta prodhuar vitaminën D, lëkura jonë ka nevojë për ekspozim të mjaftueshëm ndaj dritës së diellit, gjë që nuk është gjithmonë e mundur, sidomos gjatë muajve të dimrit. Kjo është arsyeja pse foshnjat me gji dhe / ose shishe, ushqehen me shtojca profilaktike të vitaminës D në formën e pilulave. Vitamina D mbetet një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e shëndetshëm gjatë të gjitha fazave të rritjes së fëmijës.

As 7 vezë në ditë nuk janë të mjaftueshme...

Për fat të keq, ka vetëm disa ushqime që përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës D, kështu që është e vështirë të siguroheni që fëmijët gjatë rritjes të kenë mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e tyre të përditshme vetëm përmes dietës apo ushqimit të tyre. Kjo është arsyeja pse  HiPP 3 Junoir COMBIOTIK® është përqendruar për të qenë burimi më i mirë i mundshëm i vitaminës D me sasi të bollshme për mbulimin e nevojave ditore.

Sasia e domosdoshme teorike e marrjes së ushqimit

(pa ekspozim ndaj dritës së diellit)

Çfarë ndihmon në zhvillimin e kockave të forta?

Ngrënia dhe pirja e ushqimeve që përmbajnë vitaminë D dhe kalcium: p.sh. spinaq ose brokoli për kalcium ose peshk yndyror për vitaminën D.

Ushtrimi dhe ndërtimi i muskujve: p.sh. përmes gjimnastikës së fëmijëve. Përveç të ushqyerit e duhur, stërvitja dhe forca e muskujve janë gjithashtu gurë themel i rëndësishëm për eshtrat e shëndetshëm.

Duke luajtur jashtë: p.sh. loja në natyrë, të tilla si zënia me vrap, kërcimi ose lojëra me top. Loja në diell dhe ajër të pastër nuk është vetëm argëtim për të vegjlit; gjithashtu promovon kocka të shëndetshme. Sa herë që fëmija juaj luan jashtë, sigurohuni që të ketë mbrojtje nga dielli për lëkurën e fëmijës.

*Quellen: VELS-Studie, KiGGS-Studie, GRETA-Studie