Ushqimi për foshnja hypoalergjene (HA-ushqimi), janë të rekomanduara për foshnjat të cilët janë në rrezik të zhvillimit të alergjive dhe që nuk janë ushqyera me gji ose nuk ushqehen plotësisht me qumështin e gjirit, përmbajnë proteina të ndara, ose, në terminologji specialistike, proteina të hidrolizuara. Në ushqimin "normal" të qumështit të foshnjave, proteina e qumështit nuk ndahet. Proteina e qumështit të lopës është një nga alergjenët më të shpeshtë te foshnjet dhe fëmijërinë e hershme. Sistemi imunitar reagon ndaj proteinës së qumështit të lopës me reaksion alergjik. Me ushqimin HA, ndiqet procedurë e veçantë duke ndarë proteinën në përbërës më të vegjël të saj. Këta përbërës më të vegjël të proteinës nga sistemi imun i foshnjës pranohen si më pak të huaj dhe reduktojnë mundësinë e reaksionit alergjik. Kështu, rreziku nga alergjia mund të zvogëlohet.

Proteina e ndarë/ hidrolizuar

Më shumë nga: Udhëzim për përdorim
Metafolin® - është burim i folatit bazuar në modelin e qumështit të gjirit
HiPP 3 Junior COMBIOTIC® dhe Vitamina DPërgatitja e shishes së ushqimitPërgatitja e ushqimit me shishen e biberonitPaketimi i ri
Përgatitja e ushqimit për lëvizje jashtë shtëpisëKuiz për ushqime në shishe të biberonitBiberoni i bebesGjuha e trupit të bebesBuzëqeshja e bebesLedhatimi i bebesLeksikoni qumështit, nga A deri në ZH 