Menyja

Anti-refluks (AR)

Në aspektin mjekësor, me refluks nënkuptojmë kur ushqimi kthehet nga stomaku në ezofag. Është krejtësisht normale që foshnjat të kthejnë sasi të vogla të qumështit, veçanërisht pas ngrënies. Nëse foshnjat pështyjnë shumë, atëherë ushqimi anti-reflux (Ushqimi AR) mund të ndihmojë. Ky është një ushqim special, I veçantë që mund të jepet vetëm me rekomandimin e mjekut. Prandaj, ju lutemi, flisni me pediatrin tuaj. Një ushqim AR ka një konsistencë veçanërisht të butë për shkak të shtimit të kokrrave të pemës së harubit (familjes së fasules, Ceratonia siliqua), ose niseshtës. Për shkak të butësisë së saj të shtuar, ushqimi mbetet në stomak më gjatë dhe një refluks i ushqimit mund të shmanget.