Menyja

Kalciumi

Kalciumi është një element i rëndësishëm i skeletit. Rreth 99% e kalciumit në trupin tone, mund të gjenden në eshtra dhe dhëmbë. Kalciumi është i rëndësishëm për zhvillimin e eshtrave, prandaj edhe është veçanërisht i rëndësishëm gjatë rritjes së fëmijëve. Mangësia e kalciumit te fëmijët mund të çojë në dëmtime gjatë rritjes dhe deformimin e kockave. Gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë së hershme, nevoja për kalcium është më e lartë se në fazat tjera të jetës. Marrja e kalciumit në trup kontrollohet nga Vitamina D dhe zvogëlohet në rast të furnizimit të dobët me vitaminën D. Prandaj, furnizimi me vitaminën D është po aq i rëndësishëm sa furnizimi me kalcium të mjaftueshëm.