Menyja

Mineralet

Mineralet janë ushqyes vital, ushqyes inorganik, të cilat trupi nuk mund t’i prodhojë vetvetiu, por duhet t’i ketë gjithsesi për të qenë i shëndetshëm. Mineralet merren nga ushqimi. Mineralet përfshijnë hekurin, jodin, fluorin, zinkun, selenin, bakrin, kalciumin, kromin, magnezin, natriumin, kaliumin, kloridin. Ato janë të rëndësishme për muskujt dhe eshtrat e forta, dhëmbët e shëndetshëm, proceset metabolike, zhvillimin e trurit dhe shumë funksione tjera trupore. Ushqimet apo formulat e foshnjave, përmbajnë të gjitha mineralet, vitaminat dhe makronutrientët e rëndësishëm (proteinat, yndyrat, karbohidratet) që një fëmijë ka nevojë për zhvillim dhe rritje.