Menyja

Prebiotikët

Prebiotikët janë fibra dietike të cilat janë të patretëshme për njerëzit, por që inkurajojnë rritjen e kulturave të dobishme të acidit laktik si bifidobakteret dhe laktobacilet në zorrë të trashë, duke ndikuar pozitivisht në florën e zorrëve.

Prebiotikët në qumështin e gjirit shërbejnë si "ushqim" për probiotikët (kulturat natyrore të acidit laktik) dhe inkurajojnë rritjen e tyre. Fibrat dietike prebiotike si galakto-oligosakaridet (GOS) dhe frukto-oligosakaridet (FOS) janë gjithashtu të pranishme në disa ushqime apo formula për foshnje. Këtu ekziston një dallim në mes të bimëve (FOS, p.sh. nga çikori, preshi, etj.) dhe oligosakarideve me bazë laktoze (GOS).

Për shkak se qumështi i gjirit përmban vetëm laktozë dhe jo fruktozë, galakto-oligosakaridet (GOS) nga laktoza janë më afër fibrave dietike prebiotike të qumështit të gjirit sesa frukto-oligosakaridet (FOS).