Menyja

Prerja cezariane

Me rastin e prerjes cezariane, fetusi është nxjerr nga barku i nënës në mënyrë kirurgjikale (me një prerje të barkut, prerje cezariane). Ekziston një ndryshim midis prerjes cezariane primare dhe prerjes cezariane sekondare. Një prerje cezariane primare është planifikuar dhe zhvillohet para fillimit të lindjes. Një prerje cezariane sekondare, bëhet pasi lindja tashmë ka filluar. Zakonisht prerja cezariane ndodh kur përfshin ndërlikime që ndodhin gjatë lindjes, gjë që çon në lindjen që përfshihen edhe gjendjet e lindjes me rrezik.

Në Gjermani sot, mesatarisht tri foshnje të lindura nga dhjetë foshnje, vijnë në jetë nëpërmjet prerjes cezariane. Përqindja e lindjeve me prerje cezariane, në vitet e fundit është rritur ndjeshëm.

Nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale foshnja nuk kalon përmes kanalit natyror të lindjes dhe kështu nuk vjen në kontakt me florën vagjinale të nënës. Studimet kanë treguar se flora e zorrëve e një fëmije me prerje cezariane është ndryshe nga flora e një fëmije të lindur në mënyrë vagjinale. Ushqyerja me gji është gjithashtu më e mira për foshnjat me prerje cezariane, pasi që qumështi i gjirit përmban komponente të vlefshme si probiotik dhe prebiotik. Nëse nuk jeni duke ushqyer foshnjën me gji, konsultohuni me klinikën ose pediatrin për të gjetur se cili ushqim për foshnja është e përshtatshme për fëmijën tuaj. Foshnjat me prerje cezariane që nuk ushqehen me gji mund të përfitojnë nga ushqimi me prebiotikë dhe probiotikë.