Menyja

Sistemi i imunitetit

Sistemi imunitar është mbrojtja e trupit kundër infeksioneve të cilat shkaktohen nga patogjenët si bakteret dhe viruset. Shumica e sulmeve nga jashtë shmangen nga sistemi imunitar i njeriut, pa na vënë në dijeni. Vetëm kur shfaqen simptoma të tilla si kollitja, hunda e lëngshme, nauzeja, diarreja dhe ethet, vërejmë se sistemi imunitar po lufton kundër trupave të huaj dhe përpiqet t'i neutralizojë ato.

Sistemi ynë imunitar mbron trupin kundër infeksioneve dhe është një ndërveprim i ndërlikuar me organet, qelizat dhe molekulat, të cilat secili e ka rolin e tyre të veçantë për të luajtur. Flora e zorrëve dhe zorrët luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Zorrët e foshnjës janë ende të papjekur dhe e kolonizuar në mënyrë të pamjaftueshme nga bakteret "të mira" të mbrojtjes patogjene. Prandaj, sistemi imunitar i foshnjës, në mitër të nënës dhe pak pas lindjes, ende nuk është në gjendje të luftojë në mënyrë efektiv patogjenët. Foshnja varet nga ajo që njihet si "imuniteti pasiv". Fëmija e merr këtë funksion mbrojtës nëpërmjet antitrupave të nënës dhe substancave të tjera aktive imunologjike, të cilat i marrin përmes qumështit të gjirit. Veçanërisht kolostrum është i pasur me antitrupa, qumështi i parë, i cili prodhohet në orët e para dhe ditët pas lindjes, përmban shumë nga këto antitrupa të rëndësishme.

Gjatë muajve të parë pas lindjes, flora e mire e fëmijës zhvillohet, pasi foshnjat marrin qumësht gjiri nga kulturat e acidit laktik (p.sh. laktobacilet ose bifidus kulturat) natyrore dhe fibrat dietetike prebiotike (qumështi i gjirit-oligosakaridet). Këto shërbejnë si "ushqim" për kulturat e dobishme të acidit laktik.

Kjo është arsyeja pse ushqimet moderne të foshnjave gjithashtu përmbajnë kultura natyrale të acidit laktik ose oligosakaride prebiotike, për të siguruar gjithashtu për foshnjat të cilat nuk ushqehen me qumështin e gjirit për përkrahjen e florës së mirë e të shëndetshme, e cila është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.