Bebeve duhet tu jipet ushqim plotësues në fund të muajit të 4të në rastin më të hershëm dhe më së largu pas muajit të 6të.** Janë disa bebe që në muajin e 4të ose të 5të nuk mund të plotësojnë oreksin e tyre vetëm me qumësht gjiri dhe kanë nevojë për ushqim plotësues për rritje të shëndetshme. Po kështu, ka bebe që mjaftohen vetëm me qumështin e gjirit deri në fund të muajit të 6të, dhe tek atëherëjanë gati për ushqim plotësues. Vendimi për të filluar me ushqimin plotësues duhet të bëhet gjithmonë sipas zhvillimit të fëmijës suaj. A nuk i mjafton bebes suaj vetëm qumështi i gjirit ose vetëm formula? A e mban bebja juaj tashmë kokën lartë e drejtë pa ndihmën e askujt dhe shfaq interes për ushqime të reja dhe lugën? Atëherë ju mund të filloni me ushqimin plotësues. Nëse nuk jeni të sigurtë, kërkoni këshilla nga pediatri juaj.
Nëse foshnja juaj nxjerr jashtë lugët e para të ushqimit të fëmijëve, jini të durueshëm. Ajo ose ai duhet të mësojë se si të gëlltisë ushqimin. Kjo është arsyeja se pse ju duhet ti jipni bebes suaj vetëm një sasi të vogël të lugës me ushqim plotësues në fillim, ashtu që foshnja juaj të ketë kohë të mjaftueshme për tu mësuar me këtë formë të re të të ushqyerit.
**E rekomanduar nga Komiteti i të Ushqyerit ESPGHAN (Shoqata Evropiane për Gastroenterologji Pediatrike, Hepatologji dhe Ushqyerje).