Plani i Ushqimit: Nga muaji i 6të

Qumësht gjiri - aq gjatë sa ju dhe fëmija juaj doni

*Filloni me ushqim shtesë sipas zhvillimit të fëmijës tuaj dhe filloni pas muajit të 4-të më së voni dhe pas muajit të gjashtë më së largu.

A është ushqyer bebja juaj deri më tani vetëm me qumësht gjiri ose qumësht në biberon?

Atëherë filloni gradualisht me ushqimin plotësues siç është përshkruar nga muaji i 4të – 6të. Produktet ideale të HiPP-it për të filluar janë ato me mbishkrimin “nga muaji i 4të” në paketim.

A keni filluar me ushqimin plotësues pas muajit të 4të—6të?

Po—bebja juaj është duke ngrënë një racion të plotë me anë të lugës? Atëherë ju mund ta integroni ushqimin e dytë plotësues në planin e menysë – llapa (qulli) me qumësht-drithëra në mbrëmje. Llapa me drithëra-fruta rekomandohet si ushqim i tretë plotësues në orët e pasdites.

Mëngjesi i hershëm dhe i mëvonshëm: Bebja ende ushqehet me qumësht gjiri ose Qumësht Vazhdues HiPP 2.

Dreka: Në drekë mund ti ofroni bebes suaj një meny. HiPP-i ofron lloje të ndryshme, ashtu që fëmija juaj mund të arrijë të njoh gjithë vargun e shijeve në ushqimet tona. Ekzistojnë meny me mish, peshk dhe meny vegjeteriane gjithashtu. Menytë nga muaji i 6të janë më të dendura se sa menytë pas muajit të 4të, si mbikalesë e butë tek produktet me përmbajtje të copave të forta pas muajit të 8të.

Për desert ne iu rekomandojmë disa lugë të pasura me vitaminë C. Vitamina C ndihmon absorbimin në trup të hekurit të vlefshëm nga mishi.

Pasdite: Pasdite mund të vazhdoni me dhënien e gjirit ose duke e ushqyer fëmijën tuaj me Formulën e Qumështit nga HiPP. Krahas racionit të qumështit, ju mundeni gjithashtu ti ofroni bebes suaj disa lugë të Frutave & Drithërave nga HiPP.

Darka: Si ushqim i dytë e i plotë plotësues, qulli (llapa) me drithëra-qumësht tani e zëvëndëson qumështin e mbrëmjes. HiPP Llapat për Natën e Mirë – pa sheqer të shtuar – janë ideale si racion plotësues i mbrëmjes. Qoftë si të gatshme në një kavanoz ose në formë pluhuri që duhet përzier me ujë.

Bebja juaj do të ketë më shumë etje tani. Së bashku me racionin e parë të qullit ju mund ta lejoni beben tuaj të praktikojë procesin e pirjes, duke mos i bërë presion. Gllënjka të vogla janë më se të mjaftueshme për fillim. Më së largu në racionin e tretë të ushqimit plotësues, duhet të ofrohet diçka për të pirë gjatë çdo ushqyerje. Uji dhe çaji pa sheqer janë zgjidhja më e mirë për të shuar etjen e bebes. Sigurohuni që etja është shuar shpejtë dhe që biberoni nuk është duke u përdorur për thithje të vazhdueshme.

Për të gjetur grupin e duhur të produkteve HiPP, kërkoni në rafte për kodet e ngjyrosura si më poshtë: