Kontrolli i cilësisë

Megjithëse ne përpunojmë vetëm përbërës të zgjedhur, mënyra më e mirë për ta arritur cilësinë më të lartë është përmes një sistemi të kontrollit të afërt

Deri në 260 kontrolle

Përmbajtja e analizës së secilit kavanoz, fillon nga studimi i tokës, analiza e lëndës së parë dhe kontrolli deri te prodhimi i finalizuar, sistemit të sigurimit të cilësisë që shkon deri në 260 kontrolle. Punonjësit tanë ekzaminojnë lëndët e para menjëherë pas korrjes, mbledhjes së tyre. Vetëm prodhimet e përsosura miratohen për përpunim.

Laboratori i HiPP-it – i pari në të gjithë Evropën

E gjithë analiza e lëndëve të para dhe produkteve finale, në kontekstin e sigurimit të cilësisë, kryhet duke përdorur metodat më moderne. Laboratori i vetë akredituar i kompanisë është një nga më të mirët në Evropë dhe mund të analizojë - dokumentojë mbi 1.200 parametra.  Të gjitha këto masa, mundësojnë që HiPP-i të sigurojë cilësinë e pakrahasueshme të produkteve të saj. Kontrollet e rrepta dhe gjurmimi i plotë i të gjitha substancave të përpunuara janë elementë të domosdoshëm të filozofisë së cilësisë së HiPP-it.