Luga matëse

Në çdo paketë të ushqimit për foshnje, gjendet një lugë matëse, e cila është e ndërtuar saktësisht për atë pluhur të veçantë. Është shumë e rëndësishme që pluhuri të matet vetëm me lugën që gjendet në paketim, sipas udhëzimeve të përshkruara në atë paketim. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar që ushqimi i përgatitur të ketë sasi të saktë të lëndëve ushqyese në të dhe që fëmija të marrë të gjitha ushqimet e nevojshme.