Mesazh për gjendjen aktuale shkak virusit COVID-19

Mesazhi aktual

Pfaffenhofen, Mars 2020

Përhapja e shpejtë e coronavirusit në të gjithë botën, është shumë shqetësuese për prindërit dhe konsumatorët.

Në HiPP, jemi të angazhuar me prioritetin e parë, mbrojtjen e klientëve tanë të vegjël, konsumatorët si dhe mbrojtjen e punonjësve tanë.

Në kuadër të kësaj përgjegjësie, ne monitorojmë shumë saktësisht nga afër efektet e virusit të ri-coronavirus dhe do t'ju informojmë menjëherë për çdo zhvillim të ri që i takon produkteve tona HiPP.

A janë të sigurta produktet HiPP?

Produktet HiPP janë të sigurta.

Ushqimi ynë për foshnje dhe fëmijë plotëson kërkesat më të rrepta higjienike, të cilat ne i sigurojmë nëpërmjet masave gjithëpërfshirëse gjatë prodhimit.

Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit (EFSA), gjithashtu, siguron:

Nuk ka asnjë provë që virusi mund të transmetohet nëpërmjet ushqimit.

www.efsa.europa.eu/en/news/coronavirus-no-evidence-food-source-or-transmission-route

Për ju si prindër vlen:

Të keni kujdes kur përgatitni dhe ruani ushqimin e qumështit dhe ushqimin për fëmijën tuaj, me vëmendje në përputhje me rregullat e përgjithshme të higjienës së përditshme.

1. Lani duart mirë para se ta përgatisni vaktin dhe para se të ushqeni.

2. Përgatitni ushqimet e freskëta dhe bëni ushqyerjen menjëherë pas përgatitjes.

3. Ruani prodhimet në pajtim me udhëzimet në paketim.

A mund të bartet virusi nëpërmjet paketave ose sipërfaqeve të tjera?

Bartja e coronavirusit nëpërmes sipërfaqeve të ashtuquajtura "të pajetë" konsiderohet shumë e pamundur. Kjo nënkupton infeksionet mbi sipërfaqe si p.sh. për mallrat e importuara, të postës ose bagazhet.

Është shumë më e rëndësishme të lani plotësisht duart tuaja si masa më e mirë mbrojtëse, siç rekomandohet nga OBSh dhe Qendra Federale e Edukimit Shëndetësor (BZgA). Larja e rregullt dhe e plotë e duarve është një pjesë e rëndësishme e higjienës personale dhe mund të mbrojë kundër një sërë infeksionesh.

https://www.who.int/news-room/q-a-detail/q-a-coronaviruses

https://www.bfr.bund.de/de/kann_das_neuartige_coronavirus_ueber_lebensmittel_und_spielzeug_uebertragen_werden_-244062.html

Ku mund të marr informacionin si konsumator?

Qendra Federale e Edukimit Shëndetësor (BzgA) dhe Instituti Federativ për Vlerësimin e Riskut (BfR) ofrojnë informacion të plotë dhe të kuptueshëm për qytetarët në Gjermani:

https://www.infektionsschutz.de/coronavirus-2019-ncov.html

https://www.bfr.bund.de/de/kann_das_neuartige_coronavirus_ueber_lebensmittel_und_spielzeug_uebertragen_werden_-244062.html

Autoritetet kombëtare, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe OBSH po japin informacione gjithëpërfshirëse dhe të kuptueshme në faqet e tyre të internetit:

EDEC

https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china/questions-answers

OBSH

https://www.who.int/news-room/q-a-detail/q-a-coronaviruses

A mund të ketë mungesa në tregun me pakicë?

Si prodhues i ushqimit për fëmijë në Gjermani, ne kemi një përgjegjësi të veçantë gjatë kësaj kohe.

Nuk ka të bëjë vetëm me sigurimin e ushqimit organik të foshnjës HiPP. Është po aq e rëndësishme të sigurohet që klientët tanë të vegjël furnizohen me produktet HiPP në të gjitha tregjet ku jemi të pranishëm, tash në kohën e rritjes së kërkesës.

Aktualisht mund t’i plotësojmë mirë kërkesat e tregut për ushqimet me formulat e qumështit dhe ushqimet plotësuese.

Ne kemi përpiluar gjithashtu një paketë gjithëpërfshirëse të masave, masa të cilat na pozicionojnë mirë nëse ka ndonjë kërkesë shtesë. Për këtë qëllim, ndër të tjera, ne kemi rritur ndjeshëm sasitë tona në prodhim.

Nëse ushqimi për fëmijë nuk është më i disponueshëm në dyqane - çfarë mund të bëj?

Nëse ka mungesa në rafte në rajonin tuaj për shkak të blerjeve të shtuara për rezerva, ju lutemi rrini të qetë. Ne vazhdimisht shpërndajmë produkte HiPP tek shitësit në sasi të mjaftueshme. Sipas përvojës së dëshmuar, rafti do të mbushet përsëri brenda pak ditësh.

Çfarë është duke bërë HiPP-i për të siguruar furnizimin me ushqim për fëmijët në vendin tim?

Për shkak të zhvillimit dinamik të situatës, ne e vlerësojmë këtë çështje çdo ditë dhe mund t'ju sigurojmë për gjendjen e sotme: Ne mund t'i dorëzojmë të gjitha porositë tona.

A mund të sigurojë HiPP furnizimi me ushqim për fëmijë përmes dyqanit në internet?

Për shkak të zhvillimit dinamik të situatës, ne vlerësojmë këtë çështje çdo ditë dhe mund t'ju sigurojmë për gjendjen e sotme: Ne mund t'i dorëzojmë të gjitha porositë tona në internet.

Cilat janë pasojat e shpërthimit të coronavirusit në Itali/Evropë për HiPP?

Sipas gjendjes aktuale, masat e marra nga autoritetet italiane nuk kanë asnjë ndikim në aftësinë tonë për të prodhuar dhe liferuar.

HiPP në përgjithësi siguron zinxhirët e furnizimit, si është më së miri e mundur. Sidoqoftë, ne nuk kemi asnjë ndikim në sjelljen e autoriteteve në lidhje me ndalesat ose mbylljen e rajoneve të caktuara. Prandaj, situata mund të ndryshojë në çdo kohë. Ne jemi duke monitoruar zhvillimet në Gjermani dhe nivelin ndërkombëtar nga afërsia duke qenë gati që t'i përshtatim masat tona në përputhje me rrethanat.

Çfarë masash paraprake ndërmerr HiPP-i për punonjësit e vet?

Ne i marrim detyrat e kujdesit ndaj punonjësve tanë shumë seriozisht. Posa e morëm informacionin e parë në lidhje me shpërthimin e virusit të ri, coronavirusit, në Kinë, ne e kemi mbajtur stafin tonë vazhdimisht të informuar. Kjo mundëson sjellje të përgjegjshme në kompani dhe në mjedisin privat.

Kujdesi ynë ka tri aspekte:

1. Higjiena e përgjithshme

Ne kemi intensifikuar të gjitha angazhimet për higjienë dhe, për shembull, kemi vendosur një numër të madh të dezinfektuesve të duarve në të gjitha ndërtesat.

2. Informacioni dhe dialogu

Ne jemi në kontakt të përditshëm me punonjësit tanë, për shembull ne i sigurojmë informacionet për situatën. Ne i motivojmë kolegët tanë të marrin në konsideratë të gjitha aspektet e mundshme të vetë-mbrojtjes dhe, nëse dyshojnë, përsëri mund të preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.

3. Masat

Ne e rivlerësojmë situatën çdo ditë dhe do të vendosim gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur punonjësit tanë. Për shembull, të gjitha detyrat zyrtare do të pezullohen deri në njoftimin e mëtejshëm.

Punonjësit tanë udhëzohen të mbajnë takime me partnerë të jashtëm, nëse është e mundur përmes video konferencave ose nëpërmjet telefonit.

Nëse fusha e veprimtarisë së tyre e lejon, ne u ofrojmë punonjësve tanë mundësinë për të punuar nga shtëpia.

A janë shtyrë ngjarjet e mëdha brenda apo ngjarjet me palët e jashtme?

Ne e kemi për detyrë të kujdesemi ndaj punonjësve tanë jashtëzakonisht shumë dhe e rivlerësojmë situatën çdo ditë. Aktualisht po përmbahemi nga organizimi i ndonjë ngjarje të madhe. Takimet e rëndësishme dhe takime tjera, mundësisht kryhen me telefon ose Skype.