Fëmijëria e hershme – fillon një epokë e re

Urime të përzemërta me rastin e ditëlindjes së parë të më të dashurit tuaj ! Tani më fëmija juaj nuk është një foshnje por një fëmijë i vogël që gjithëmonë e më shumë bëhet aktiv në zbulimin e botës. Për këtë duhet një ushqim i shëndetshëm për të furnizuar atë me energji të mjaftueshme dhe shumë materie ushqyese.

Fëmijët e vegjël kanë nevojë për Ushqim të veqantë. Ata kanë nevojë për sasi më të madhe të lëndëve ushqyese, por ende nuk janë në gjendje që tu përballojnë Ushqimeve të të rriturve apo fëmijëve më të mëdhenjë. Kujdesuni që tani që fëmija juaj të merr ushqim të shëndetshëm , pra me shumë pemë dhe perime. Sepse në moshën e fëmijërisë krijohen shprehitë ushqyese që do të vazhdojnë gjatë tërë jetës. Fëmijët nga natyra që në moshë të hershme e krijojnë dëshirën për të bërë sa më shumë të jetë e mundur vetë, pra edhe për të ngrënë si të rriturit. Fjala “E bëj vetë “është pjesë e fjalorit të përditshëm , porsa fëmija juaj të ketë filluar të flas. Nxisni sa më shumë kënaqësinë në “të bërit vetë” dhe të pavarësimit dhe krijoni mundësi që fëmija juaj edhe gjatë ushqimit sa më shumë të jetë e mundur të shijoj dhe të mësoj. Shumë prindër në këtë periudhë interesante ndihen të pa njoftuar , kur bëhet fjala për ushqimin. Prindërit pyesin vetën se a janë Produktet për foshnja ende të përshtatshme për moshën përkatëse apo se a mund të fillohet me konsumimin nga produktet e ushqimet familjare. Me anë të këtij Udhëzuesi ne kemi synuar që të ju përcjellim dhe mbështesim edhe në moshën e fëmijërisë së hershme të fëmijës tuaj , që do të jetë përplot me përjetime. Bëni përzgjedhjen e ushqimit për fëmijën tuaj në bazë të zhvillimit të tij. Disa fëmijë tashmë kanë mësuar procesin e përtypjes, për derisa disa të tjerë akoma kanë nevojë për ushqime më të buta. Te përzgjedhja e ushqimeve për fëmijën tuaj , duhet të dini se janë vetëm disa kufizime. Konsideroni këshillat dhe rekomandimet tona vetëm si një udhëzim e jo si të domosdoshme. Nuk ka mundësi që procesi i ushqimit të zhvillohet gjithnjë sipas planit. Ndonjëherë fëmija juaj do të refuzojë ushqimet që i ofroni, ju nuk jeni në shtëpi apo nuk i keni të gjitha preparatet e nevojshme për ushqimin e planifikuar në shtëpi. Kjo është krejtësisht normale. E rëndësishme është që ju të ju ofroni gjithëmonë ushqime sipas këtij modeli dhe ti kompensoni ato brenda javës.

HIPP ju ofron produkte për fëmijë prej moshës një vjeqare që janë të përshtatura me nevojat e fëmijëve dhe njëkohësisht kanë shije shumë të mirë.