Sjellja në tryezën e bukës

Si mund ta mësoj fëmijën tim , të përtypet? 
Fëmijët kanë një tempo të veqantë të zhvillimit dhe atyre ju duhet shumë kohë për të mësuar diqka. Shumë thjeshtë ofroni fëmijës tuaj gjithëmonë diqka për të ngrënë që është grirë në copëza të imëta. Disa fëmijë kanë shumë dëshirë që të kafshojnë ndonjë copëz më të madhe, provojeni, nëse fëmija juaj mund të kafshoj ndonjë banana apo copëz buke.

Fëmja im vazhdimisht po tenton të kapë ushqimin me dorë , çka të bëj? 
Fëmija juaj po e eksploron ushqimin me të gjitha shqisat , dhe ashtu edhe duhet të ndodhë . Lejohet prekja edhe ngrënia por keni kujdes që sasia të duhur të shkon në gojë. Edhe kjo është një fazë kalimtare.

Fëmija im vetëm po luan me ushqim dhe nuk po ha asgjë ,çfarë të bëj? 
Ka shumë arsye përse fëmija juaj mund të sillet ashtu. Gjeni kohën për tu marrë me fëmijën tuaj dhe për të gjetur shkakun e sjelljes së tij. Mund të ndodh që fëmija juaj thjeshtë nuk është i uritur , atëherë do të ishte më mirë që ta ndërprisni ushqimin. A e kërkon fëmija juaj vëmendjen tuaj? Atëherë ulunu dhe hani bashkë me fëmijën tuaj , ushqeni atë për pakë kohë dhe motivojeni që të ushqehet vetë. A mos keni ndonjë ide tjetër?