Kontrolli i cilësisë

Edhe pse përdorim vetëm përbërës të përzgjedhur me kujdes, cilësia më e lartë sigurohet përmes një sistemi të detajuar dhe të vazhdueshëm kontrolli.

Më shumë se 260 kontrolle

Përmbajtja e çdo kavanozi kalon nëpër një sistem të sigurisë së cilësisë me më shumë se 260 kontrolle, duke filluar nga analizat e tokës, analizat e lëndëve të para e deri te kontrolli i produktit përfundimtar.

Menjëherë pas pranimit të lëndëve të para, punonjësit tanë i nënshtrojnë ato kontrolleve të hollësishme. Vetëm lëndët e para që plotësojnë të gjitha kërkesat e cilësisë lejohen të përdoren në procesin e prodhimit.

Laboratori HiPP – ndër më të mirët në Evropë

Të gjitha analizat e lëndëve të para dhe produkteve, në kuadër të sigurimit të cilësisë, kryhen duke përdorur metodat më moderne.

Laboratori ynë i brendshëm i testimit, i akredituar nga DAkkS sipas standardit DIN EN ISO/IEC 17025:2018 (D-PL-22300-01-00), renditet ndër më të mirët në Evropë dhe është në gjendje të analizojë më shumë se 1.200 parametra.

Të gjitha këto masa i mundësojnë HiPP-it të garantojë cilësinë e veçantë të produkteve të tij.

Kontrollet e rrepta dhe gjurmueshmëria e plotë e të gjitha lëndëve të përdorura në prodhim janë pjesë thelbësore dhe e pandashme e filozofisë së HiPP-it për cilësinë.