Përse duhet të keni kujdes kur rrjedhë qumështi i gjirit?

Edhe në javën e parë pas lindjes së foshnjës, ka shpesh situata të tilla si blerjet, terminet e vizitave mjekësore ose detyrimet shoqërore, të cilat kërkojnë mungesë më të gjatë nga shtëpia.

Shikoni nëse ju mund ta merrni foshnjën Tuaj me vete madje me ndonjë person tjetër përcjellës. Një vend  i qetë, vend i veçuar për të dhënë gji gjendet gjithmonë. Nëse nuk është e mundur që ta merrni fëmijën tuaj me vete atëherë mund ta nxirrni më heret qumështin e gjirit me pompë. Mëpastaj, babai ose kujdestari tjetër, mund t’ia jap foshnjës qumështin e gjirit nga biberoni.

Qumështi i gjirit i nxjerrur me pompë, duhet të ruhet me shumë kujdes. Më së miri është të kërkoni ndihmën e mamisë.

Qumështi i gjirit i nxjerrur me pompë mund të ruhet ne biberon të pastruar mirë (qelq ose plastikë) në frigorifer, në temperaturën +4° C deri në +6° C (ju lutemi të matni temperaturën me termometër) mirë të mbyllur deri në 2 ditë pas nxjerrjes. Qumështi i gjirit nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit, por në pjesën e pasme të frigoriferit - sepse aty është më së ftohti.

E rëndësishme:
Të gjitha gjërat që vijnë në kontakt me qumështin e nënës duhet të jenë të pastërta! Shishja dhe biberoni duhet të lahen me ujë të nxehtë dhe shampo enësh dhe furçë, të shplahet dhe 3 minuta të përvëlohet në ujë të valë ose të pastrohet në lavapjatë në temperaturën 65°C.

Nëse qumështi  ruhet për më gjatë, atëherë qumështi duhet mbajtur së paku në -20 ° C në një ndarje të ftohjes me 4 yje në frigorifer. Shkrirja më e mirë është ajo e 24 orëve në frigorifer apo në ujë të ftohtë të rrjedhshëm apo në ujë të vakët (max. 37° C). Mbyllja e enës nuk duhet të jetë e lagur. Mikrovalorja nuk është e përshtatshme për shkrirjen e qumështit.

Është mirë që të lëvizni shishen në formë rrethore (jo të shkundet) pasiqë yndyra e qumështit mund të jetë mbledhur.