Përgatitja e shishes së biberonit: Kështu ka shije

Foshnjat që nuk ushqehen ose vetëm pjesërisht ushqehen me qumësht gjiri, do të marrin të gjithë ushqyesit thelbësorë për të cilët kanë nevojë në këtë fazë të rëndësishme të zhvillimit të saj.

Ushqyerja e një foshnje plotësisht ose pjesërisht me shishen e biberonit nuk do të thotë se nuk i kushtoni sa duhet vëmendje dhe dashuri. Përkundrazi: Merrni fëmijën tuaj para duarsh si dhe ushqejeni me gji mundësisht duke e mbajtur gjithë kohën kontaktin me sy. Pra, bebja edhe do të ngihet, por edhe do të jetë e kënaqur.

 

Video: Përgatitja e shishes

Mësoni këtu atë që duhet të keni parasysh për përgatitjen optimale të shishes.

Përgatitja e ushqimit

Gjatë përgatitjes së ushqimit të qumështit për foshnjën, gjithmonë duhet saktësisht të ndiqni udhëzimet e paketimit. Për plotësimin e nevojave me lëndë ushqyese dhe tretshmërinë e ushqimit, është e rëndësishme që të respektohet sasia e përcaktuar e pluhurit dhe ujit. Gjithashtu, kini kujdes ndaj disa rregullave higjienike sepse sistemi imunitar i foshnjës Tuaj ende nuk është i fortë: përgatitni shishen e biberonit vetëm para se ta ushqeni jo me shishe të përgatitur e të ruajtur si rezervë. Duart, luga matëse dhe të gjitha pjesët e shishes së biberonit, duhet të jenë plotësisht të pastra dhe të thata. Uji për përgatitjen e ushqimit gjithmonë duhet të jetë i vluar.

Shija që vjen nga temperatura e duhur

Nëse ju i jepni bebes tuaj shishen e biberonit për të pirë, temperatura e ushqimit nuk duhet të kalojë 37°C (temperatura e trupit). Nëse i derdhni disa pika në pëllëmbën e dorës tuaj, janë një test i mirë: qumështi nuk duhet të jetë i nxehtë, por i ngrohtë. Sasia që pi foshnja juaj,  varet nga oreksi dhe pjesa e ditës. Lëreni fëmijën tuaj të pi aq sa të ngopet. Nëse pas një racioni të ushqimit, ka teprica, hidhe në mbeturina. Ushqimi i përdorur një herë, nuk duhet të përdoret për racionin tjetër.

Biberoni i pastër, foshnje e shëndetshme

Të gjitha pjesët e shishes dhe biberoni, duhet plotësisht të pastrohen dhe lahen tërësisht, pas çdo racioni. Goma e biberonit duhet të zihet në ujë të valë, herë pas here (në rast se biberoni është i silikonit, nuk është e nevojshme). Matni pluhurin, gjithmonë duke përdorur vetëm lugën e cila vjen me paketimin përkatës. Ajo nuk duhet të shpërlahet ose të sterilizohet. Pas përdorimit të lugës, përdorni vetëm një peshqir të pastër kuzhine për të pastruar lugën matëse dhe sigurohuni që ajo të mbahet e pastër dhe e thatë jashtë paketimit.