Të ushqyerit e duhur para se të shkoni në krevat

Ushqimi i këndshëm para gjumit. . .

Cilët prind nuk e duan gjumin e bekuar të fëmijës. Një gjumë i qetë dhe çlodhës është i rëndësishëm për rritjen e zhvillimin e foshnjës së shëndetshme, por edhe për nënën dhe babën.

E rëndësishme për një gjumë të mirë dhe të qëndrueshëm përpos rregullit për fjetje ka nevojë edhe për ambientin e gjumit si dhe darka e mjaftueshme dhe e këndshme e cila nuk e rëndon lukthin e vogël të foshnjes. Për darkë duhet të jetë e vetëkuptueshme që të përdoret përsheshi, qulli apo pureja pa shtesa sheqeri.

Pas muajit të 4-të deri në muajin e 6-të, sipas rekomandimeve të Institutit për të ushqyerit e foshnjeve, hap pas hapi duhet të vëhet në përdorim qulli, pureja- si ushqim plotësues. Kjo nxit pyetjen e shumë prindërve të cilët duan të dijnë se cili është qulli i duhur për natë të mirë.

Çka është e lehtë për tretje, e mirë për ngopje dhe e qëndrueshme, që mundëson fëmija im të ketë gjumë të mirë?

Për mbrëmje, tradicionalisht sigurohet Pure Qumështi me drithëra të bluara. Qumështi furnizon shumë me proteina të vlershme dhe të tretshme lehtë. Drithërat e bluara me delikatesë japin energji. Drithërat e bluara kujdesen që trupi të ketë energji në dispozicion për një kohë më të gjatë. Si rezultat i kësaj, zakonisht fëmija fle këndshëm, pa u shfaqur uria.

Pra, kjo ngjan më së miri kur dita përfundon këndshëm dhe vije relaksimi i natës.

Kini kujdes ndaj sinjaleve të fëmijës tuaj. Për darkë, ajo nuk duhet të jetë aq e lodhur sa pothuajse gjatë darkës të bije në gjumë. Për të kaluar natën mirë, foshnja Juaj duhet të ngopet në heshtje. Përfundoni ditën në qetësi dhe planifikoni një kohë ta mbani në krah me ledhatime, ashtuqë fëmija juaj i çmuar mund të përshëndetet me kënaqësi nga rrethi dhe nga Ju.

Çfarë ushqimi ka HiPP-i për natën e mirë?

Plotësisht sipas dëshirës së nënave, HiPP rishtas ka zhvilluar ushqimin e darkës në kavanoz, pa shtesa sheqeri, nga qumështi i përshtatshëm për foshnje dhe dithërat e pastra. Qumështi i duhur për foshnje e furnizon atë me proteina cilësore dhe sasi të mjaftueshme, me pjesëza delikate që sigurojnë ngopjen e qëndrueshme. Dhe për këto ëndrra të ëmbla nuk ka nevojë për shtesa sheqeri, nga këto shtesa- HiPP ka hequr dorë plotësisht. Ne kemi përdorur vetëm përbërësit që do të përdorin edhe vet nënat - plus vitaminat e përzgjedhura dhe kalcium, siç kërkohet nga rregullat strikte për ushqimin e foshnjave për purenë e drithërave.

Për shijen e këndshme, ka ende prodhime si HiPP pure për natën e mirë, HiPP Gute-Nacht-Breie me ekstra racion të perimeve. Ato janë gjithashtu natyrore pa shtesa sheqeri dhe paraqet darkë të mirëfilltë. Pureja për natën e mirë, HiPP Gute-Nacht-Breie , është natyrisht me sigurinë e shenjës HiPP Bio-Qalität

Ushqimi për natën e mirë

Këshillë: Ju mund të përzieni purenë, HiPP Gute Nacht Breie, pa sheqer me disa lugë të HiPP “Milde Früchte” (fruta të buta) dhe ta bëni më delikat. Edhe kjo gatesë është natyrisht pa sheqer shtesë.