1956: Pionieri i Bio-bujqësisë

Ehrensberger Hof

Në të njëjtën kohë me prodhimin e parë industrial të ushqimit për foshnje, Georg Hipp filloi në vitin 1956 me kultivimin e pemëve dhe perimeve mbi tokë natyrore dhe pa kimikate. I bindur nga ideja e zviceranit Dr. Hans Müller, themelues i bujqësisë bio-organike, qëllimi i tij ishte: prodhimi i ushqimit të shëndetshëm dhe të shijshëm për foshnje nëpërmjet bio-prodhimtarisë.

Ferma me pronësi familjare, Ehrensberger Hof, afër Pfaffenhofenit e shndërroi prodhimin në bio-prodhimtari.  I biri Claus së bashku me dy vëllezërit, Georg dhe Paulus mori në vitin 1967 udhëheqjen e kompanisë dhe jetësoi hap pas hapi  qëndrimet e tij ekologjike.

Si një pionier i bujqësisë biologjike, Claus Hipp ndërmori punën e mundimshme që të bind bujqit për këtë lloj prodhimtarie. Gradualisht, ai ishte në gjendje t’i përfitonte bujqit për idetë e veta dhe duke zhvilluar një rrjet të fermerëve me BIO-kontrata.

Kultivimi i perimeve

Kimia është e ndaluar !

Kualitet i cilësisë së lartë

Deri në 260 Kontrolla