Menyja

Këshilla për gjumë të fëmijës Tuaj

Të ngopur me gjumë?

Gjumi çlodhës ndodh në fund të shtatzënisë dhe nuk është gjithmonë i lehtë, por gjatë vitit të parë me fëmijën tuaj është zakonisht përplot etje për gjumë. Kjo është normale! Foshnjet në muajt e parë të jetës kanë nevojë për ushqim edhe natën dhe rregullisht lajmërohen natën.

Megjithatë, ju nuk duhet të harroni nevojat tuaja! Ju duhet fuqinë tuaj për ngarkesat ditore ta përjetoni edhe me fëmijën Tuaj dhe me aktivitete të ndryshme ta mbushni ditën.

Veprimi ditën krijon qetësi natën

Gjatë ditës, foshnjat duan të bashkëbisedojnë. Ato duan të hanë, të shohin dhe të kapin, dëgjojnë, ecin dhe luajnë. Nëse fëmija juaj nuk dëshiron të punojë, kthen kokën anash, hap gojën dhe fërkon sytë, jepni asaj një pushim. Foshnja nuk mundet të jetë gjithmonë duke fjetur, periudha e shkurtër e pushimit shpesh mjafton për ledhatim dhe për të ëndërruar.

Shumë foshnjeve me mbi 6 muaj ju mjaftojnë dy sy gjumë gjatë ditës, me çdonjërin nga rreth 90 minuta, para dhe pasdite. Fëmijët me mbi 1 vit janë të kënaqur shpesh me një gjumë në drekë, prej rreth 1 ore.

Mos e ktheni natën në ditë

Nëse fëmija juaj paraqitet gjatë natës, ju mbajeni qetësinë. Kujdesuni që të keni dritë të shuar dhe evitoni zurmat e zëshme. Mos e merrni menjëherë foshnjen Tuaj nga krevati, por folini me zë qetësues ose i këndoni lehtas me zë të ulët këngën e saj të njohur.

Pas rreth gjashtë muajsh, shumë foshnje nuk kanë më racione të rregullta të natës. Vëreni se fëmija Juaj që lajmërohet natën ka vërtetë uri, nëse ka etje apo ka nevojë për shishen e biberonit si mjet ndihmës për gjumë. Në rast urie duhet të verifikoni se a ka marrë ushqim derisa është ngopur. Në rastin tjetër, mund të provoni që pas darkës në kohën e rregulltë, të mos i teprojë ushqimi në pjatë.

Rutina dhe ritualet

Për të gjetur një ritëm të përshtatshëm gjumi, së pari duhet zhvilluar ritmi i shëndetshëm ditor. Kësaj i takon rregulli i kohës së ushqimit që është i përshtatshëm dhe lidhet me moshën e foshnjes Tuaj. Ju mund të vendosni kohën e saktë të darkës gjatë muajve të parë të foshnjes. Kështuqë ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj për të zhvilluar ritmin e dita-natës.

Ritualet e gjumit e lehtësojnë fëmijën tuaj për t'u përgatitur për gjumin e tij. Koha e saktë dhe programet e përhershme janë ndihma më e mirë për fillimin e gjumit. Zhurma e madhe, lavdërimet dhe aktivitetet e ngjashme më së miri duhet të përdoren në paraditën e hershme. Në mbrëmje mund të merreni me librat me fotografi, lojrat me gisht apo mbajtja në dorë e ledhatime në sofa. Pataj vije koha e banjos, pastrimi i dhëmbëve dhe shkuarja në shtrat. Kaloni disa minuta në shtrat, këndoni këngë ose i tregoni një histori gjumi dhe mos e harroni puthjen për natën e mirë.

Jepni fëmijës tuaj një vend të fortë për të fjetur. Mjekët e fëmijëve rekomandojnë që nga lindja, foshnja të ketë një krevat pranë atij të prindërve. Nëse foshnja zgjohet natën, do të vërejë shtratin e tij dhe rrethin e besueshëm dhe kështu pa ndihmën e prindërve sërish vetë kthehet të flejë.

Kërko produktin ushqim shtesë