Bletët, ndihmëset e palodhshme

Bletët tona janë në rrezik

Bletët janë të pazëvendësueshme për botën e florës. Bletët, nga ana tjetër, janë të varura nga poleni dhe nektari i florës  duke e përdorur si ushqim.

Fluturimi i bletëve sjell jetë në kopshtin tonë, mjalti i tyre ëmbëlson jetën tonë, helmi i tyre përdoret në ilaçet kundër inflamacionit, qirinjtë e bërë nga dylli i bletës sjellin dritë në mbrëmjet e errëta dhe rrëshira e bletëve (propolis) është i mirë për sistemin tonë imunitar.

Këto qenie të lezetshme janë shumë të vlefshme për ne njerëzit. Me punën e tyre të shembullore të palodhshme, ato bëjnë gjëra të jashtëzakonshme dhe janë një nga pjesëtaret më të rëndësishme të fermës në të gjithë botën. Detyra e tyre kryesore është që të polenizojnë bimët. Pa këtë përfitim falas nga bletët, do të duhej të heqim dorë nga gati një e treta e ushqimit tonë.

Bleta është shtyllë qendrore e ekosistemit tonë. Më shumë se 80% e bimëve vendore që kanë lulëzim, mbështeten në fekondim me polen-polenizim. Pa këtë polenizim të kryqëzuar, shumë bimë nuk do të ishin në gjendje të prodhonin fruta dhe fara. I tërë peizazhi dhe ushqimi ynë si dhe mbijetesa e shumë specieve bimore dhe shtazore do të kërcënoheshin.

Bletët janë të pazëvendësueshme për botën e florës. Bletët, nga ana tjetër, janë të varura nga poleni dhe nektari i florës  duke e përdorur si ushqim.Është një cikël i dhënies dhe marrjes. Disa vjet më parë, fushat dhe livadhet kishin një shumësi të madhe të luleve të ndryshme. Arat me drithëra përmbajnë lulëkuqe të ndryshme, lule misri dhe shumë lule tjera dhe bimë të egra, livadhet ishin si qilima shumëngjyrësh me lule. Kjo shumësi e luleve është shkatërruar kryesisht nga industrializimi i bujqësisë.

Fushat me drithëra konvencionale u mungojnë barërave të këqija organike dhe tani janë jeshile ose të verdha, livadhet janë shndërruar në kullota me përdorim intensiv. Prandaj, për këtë arsye, bletët shpesh duhet të jenë të uritura dhe në disa rajone nuk mund të mbijetojnë pa ushqimin plotësues të siguruar nga bletarët.

Përdorimi i spërkatësve si insekticide dhe herbicide, gjithashtu rrezikon bletët. Këto substanca thithen nga bletët dhe i helmojnë ato ose dezorientojnë shqisën e tyre të orientimit, që do të thotë se bletët sërish nuk e gjejnë më rrugën e tyre të kthimit drejt kosheres dhe vdesin.

Kultivimi i bimëve të modifikuara gjenetikisht prek edhe bletët. Balanca biologjike është e rrezikuar dhe diversiteti natyror i cili është fort i kufizuar. Bletët nuk mund ta dallojnë nëse një bimë është e modifikuar gjenetikisht apo jo. Bletët kështu shpërndajnë ngarkesat e rrezikshme dhe kontaminojnë zonat pa bimë të modifikuara gjenetikisht me ngarkesat e bimëve të modifikuara gjenetikisht nëpërmjet aktivitetit të tyre të natyrshëm jetësor.

Një rrezik tjetër janë sëmundjet, parazitët dhe viruset e ardhura nga globalizimi. Bletët tona nuk i njohin këto rreziqe dhe ato nuk kanë mekanizma mbrojtës kundër tyre. Shembulli më i njohur është merimanga Varroa nga Azia. Duhet bërë trajtimi i kësaj merimange nga bletarët, ndryshe të gjitha zgjojet e bletëve do të vriteshin.

HiPP mbështet shoqatën Mellifera e. V., e cila është e angazhuar për bletarinë ekologjike dhe mbrojtjen e bletëve, përmes

• Formimin e kullotave për bletët

• Puna kërkimore dhe trajnuese nga Mellifera e. V.

• Krijimi i shtigjeve edukative për bletët

Rreth 40,000 bletë jetojnë në një koshere. Ka vetëm një mbretëreshë në secilën shoqëri të bletëve. Ajo është më e gjatë se të tjerat, dhe ju mund ta njihni për shkak të barkut të saj të gjatë dhe krahët e shkurtër. Detyra e saj e vetme është të bëj deri në 2,000 vezë në ditë për t'u kujdesur për pasardhësit. Mbretëresha çiftëzohet vetëm një herë në jetën e saj gjatë të ashtuquajturit fluturim martese në ajër. Kjo mund të zgjasë disa ditë, këtu mbretëresha bashkohet me disa dronë, bletët meshkuj. 

Punëtoret përbëjnë pjesën më të madhe të një shoqërie bletësh. Jetëgjatësia e tyre varet nga vështirësia e tyre në punë. Bletët që kanë shumë punë për të bërë gjatë verës, nuk jetojnë sa shoqet e veta gjatë dimrit. Punëtoret kujdesen dhe ushqejnë larvat dhe mbretëreshën. Ato e ndërtojnë shoqërinë e bletëve duke nxjerrë dyllin për huallin e mjaltit. Ato e bëjnë mjaltin nga nektari. Pas rreth tri javësh, bletët punëtore bëhen bletë fluturuese. Ato fluturojnë jashtë dhe mbledhin nektar, polen dhe ujë, duke sjellë në koshere. Në secilën koshere bletësh, ekzistojnë gjithashtu disa mijëra bletë meshkuj - dronët. Ata nuk kanë thumb të helmuar dhe lindin nga vezët e pafertilizuara. Funksioni i tyre është që të bashkohen me mbretëreshën. Meqenëse nuk mund të ushqehen vetë, punëtoret i ushqejnë dhe kujdesen për ta. Ata vdesin menjëherë pas çiftëzimit me mbretëreshën ose largohen nga kosherja më së voni në dimër kur ushqimi për bletët bëhet më i pakët.

Bletët, brumbujt (bletë të egra që nuk prodhojnë mjaltë), fluturat dhe të tjera të ngjashme, janë të pazëvendësueshme. Si polenizues, ato sigurojnë larminë e bimëve dhe kafshëve. Në rastin e rritjes së frutave, ndërveprimi i vlefshëm midis insekteve që vizitojnë lulet, është më qartë: Pa fekondim të luleve të mollës nga bletët dhe insektet tjera në pranverë, në vjeshtë do të kishte pak molla dhe ato të dobëta. Ekzistojnë edhe varësi të tjera të panumërta të bimëve të egra. Në mënyrë që bletët e mjaltit dhe ato të ngjashme të mbijetojnë, ato kanë nevojë për ushqim të mjaftueshëm dhe hapësirë për të jetuar nga fillimi i pranverës deri në fund të vjeshtës. Kopshtari shtëpiak në veçanti, ka shumë mundësi për të krijuar ambiente dhe ushqimin për insektet që i vizitojnë lulet në kopshtin zbukurues të shtëpisë dhe në kopshtet e mëdha. 

 

Ja se si mund t’i ndihmoni bletët:

  • Blini bio prodhime
  • Blini mjaltë vendore
  • Bëhuni sponsor i bletëve 

 

1. Në kopshtin e shtëpisë

Barishtet e freskëta nuk janë vetëm me përbërës të shijshëm në ushqimet tona, insektet gjithashtu i duan bimët. Lërini ato të lulëzojnë, atëherë bletët, brumbujt dhe të ngjashmit, do të shijojnë gjithashtu barishte të vlefshme si: sherbelë, bimë aromatike (satureja spec.), borzilok, nenexhik, balsam limoni, kopër, marjoram (Origanum majorana), trumzë, livage (Levisticum officinale), ose qepë të holla (Allium schoenoprasum). Po ashtu, perimet e tilla si qepë, karota dhe presh gjithashtu befasojnë me një bukuri të pazakontë kur mund të lulëzojnë. Përdorni lule kadife (Calendula officinalis) dhe lulelakër (Borago officinalis) për skajet e rrethojave të kopshtit.

2. Në shtratin e luleve

Ju do të gjeni shumë dhurues të nektarit dhe polenit midis shumë shkurreve dhe luleve të verës një apo dyvjeçare. Është thelbësore për insektet që lulet të mos jenë të “mbushura”. Në pranverë, bimët bulboze janë veçanërisht të përshtatshme (p.sh. lule këmbana, krokusët, lule kungulli, dafina). Për bletët, shumica e luleve të përbëra janë interesante (p.sh. asters -Aster spp., luledielli), lule dahlia e paplotësuar- Asteraceae, mallou- Malva sylvestris, reseda-odorata. Ju gjithashtu mund të ftoni insektet në ballkon me shumë bimë në vazo (p.sh. me reseda-odorata, lule kambanë- Campanula glomerata, lule kadife- Calendula officinalis, lulemëngjesi- Convolvulaceae). Në vend të barbarozës pa vlerë për insektet, lulegishti- Scaevola aemula, duhet të lulëzojë në ballkonin tuaj!

3. Pemët dhe shkurret në kopsht

Pemët dhe shkurret që lulëzojnë, tashmë sigurojnë ushqim të mirë për insektet në pranverë. Llojet vendore ju kënaqin me lule dhe fruta. Të përshtatshme për këtë janë: pemët frutore, shkurret e arave, druri i qenve, dardha shkëmbore, privet- genus Ligustrum, viburnum-fam. Adoxaceae, shelg, lajthi, berberis dhe trëndafila të egër të paplotësuar. Mund të gjeni më shumë informacion për temën te "Peizazhi që lulëzon në kopshtin ose në ballkonin tuaj" në www.bluehende-landschaft.de

Kultivimi i perimeve

Kimia është e ndaluar !

Kualitet i cilësisë së lartë

Deri në 260 Kontrolla