Ushqimi- kështu argëtohen Fëmijët dhe prindërit

Që në fund të vitit të pare fëmija juaj mund të fillojë ngadalë të ushqehet vetë kur është i ulur në karrigën e tij. Ushqimet që janë të kapshme me anë të gishtërinjëve , mund ti kapë lehtë dhe ti futë në gojë. Dalëngadalë do të mësoj edhe procesin e ngrënies me lugë. Fëmija juaj duhet të ketë enë për fëmijë dhe një lugë të lakuar dhe një përparëse të maaadhe. Edhe derdhja e ushqimit është pjesë e të mësuarit. Në rast nevoje mbuloni edhe rrobat dhe dyshemenë.

Jepuni hapësirë fëmijëve tuaj që të luajnë me ushqimin. Fillimisht ushqimi do të përfundoj kudo , por jo edhe në gojë, gjë që është diqka shumë normale. Askush nuk ka lindur i mësuar. Kini durim, dhe ndihmojeni fëmiun tuaj duke i treguar si duhet ngrënë, duke e inkurajuar dhe duke e lavdëruar atë. Kur të ketë bërë prova të mjaftueshme , atëherë do të ishte mire po të ushqenit ju, ashtu që Eksploruesi i uritur i botës të mbush barkun.

Kujdesuni për rekomandimet sipas moshës
Te artikujt ushqimor për fëmijë të vegjël ekzistojnë disa rregulla të rrepta , si psh. Objektivat në nivele ushqyese, kufizimet për sheqer, kripë dhe përmbajtje të yndyrës dhe kufijtë e rrepta të ndotësve. Një produkt është vetëm atëherë i përshtatshëm për fëmijët e vegjël kur përbërja e tij është krijuar në bazë rregullave të lartëpërmendura , dhe mund të rekomandohet sipas moshës (si psh. “për fëmijë mbi moshën një vjeçare”). Të gjitha Produktet e HIPP për fëmijë të moshës 1 + mund ti gjeni këtu.