Sa duhet të jetë uji i nxehtë për tretjen e pluhurit të qumështit?
Ju lutem mos e përdorni ujin valë për tretjen e pluhurit të qumështit, që vitaminat dhe kulturat natyrore të qumështit të mos dëmtohen. Përdorni ujin e vluar, që ka nxehtësinë rreth 40° deri 50° C. Kështu, ushqimet e qumështit HiPP treten më së miri. Për të pasur temperaturën e dëshirueshme prej 40° -50°C, vendosni shishen matëse me ujin e freskët të vluar për disa minuta në enën me ujë të ftohtë.Si mund ta përcaktojë temperaturën e duhur për pirje?
Temperatura e duhur për pirjen e ushqimit të shishes mund të vërtetoni: Hedhni disa pika qumështi nga shishja në shpinën e dorës tuaj. Temperatura e qumështit duhet të jetë e këndshme.
A mund të përgatis ushqimin e qumështit me mikrovalë?
Nëse ushqimi i qumështit është përgatitur sipas udhëzimeve të dhëna në paketë, ngrohja me mikrovalë nuk është e nevojshme, sepse ushqimi i përgatitur në shishe ka temperaturën e duhur.
A duhet që ta ruaj të ngrohtë ushqimin e qumështit?
Ushqimi i qumështit i përgatitur duhet të përdoret menjëherë për arsye higjenike. Nëse foshnja Juaj nuk e pi tërë sasinë e ushqimit nga shishja, ju lutem përgatitni sërish ushqim të freskët për përdorim në shishe.