Çfarë ushqimesh plotësuese janë të duhura për fëmijën tim dhe kur të fillojë me to?

Për të ushqyer fëmijën tuaj në katër deri në gjashtë muajt e parë të foshnjes plotësisht mjaftojnë qumështi i nënës dhe/ose kavanozi HiPP PRE HA Combiotik® ose HIPP HA1 Combiotik®. Për fillimin e përdorimit të ushqimit shtesë sot vlejnë të arriturat shkencore që rekomandojnë njëjtë si për fëmijët pa rrezikun e rritur ndaj alergjisë.

Përcjellni zhvillimin e fëmijës Tuaj dhe filloni me ushqimin plotësues më së hershmi pas muajit të 4 Muaj dhe jo më vonë se muaji i 6-të. Gjithashtu flisni me pediatrin tuaj për këtë. Ushqimi plotësues i vonshëm nuk ofron mbrojtje më të mirë kundër alergjive.

Në përzgjedhjen e ushqimit plotësues, që shërbejnë për parandalimin alergjisë, tanimë nuk ka kufizime. Kjo është e arsyeshme, sidomos në rastin e rrezikut nga alergjia kur është i përcaktuar niveli i të ushqyerit me ushqim plotësues. Këtu në veçanti janë të suksesshme produktet e HiPP-it që bartin shenjën me rrezikun e ulët të alergjisë, “Allergenarm-Kennzeichen”. Me këto produkte në dispozicion, thjeshtë, ju mund të përpiloni lehtë planin e të ushqyerit për foshnjen Tuaj. HiPP ka zhvilluar në veçanti produkte që janë të përbëra nga disa artikuj themelor ushqimor të përzgjedhur dhe të kombinuar me njëri-tjetrin si përgatesa. Përbërësit e përdorur në këto gatesa janë nga natyra dhe rrallë shkaktojnë alergji.

Shëndetshëm, të tretshme dhe ushqyese

Filloni thjeshtë me produktet e përgatitura së bashku (të dallushme me A të gjelbër), që përmbajnë vetëm pak përbërës, si "karrota të hershme të pastra", "pastinak i pastër" ose "kungull" duke zgjeruar menynë hap pas hapi (shih si funksionon koncepti i të ushqyerit me nivele nga HiPP?) Kështu, foshnja Juaj gjithnjë më shumë do të mësojë përbërësit e rinj të ushqimit, kështu mund të dini çka i përshtatet.

Për më shumë informata në lidhje me fillimin e përdorimit të ushqimit plotësues mund ti gjeni këtu.