Plani i Ushqimit: Nga muaji i 4të deri në muajin e 6të

Qumësht gjiri - aq gjatë sa ju dhe fëmija juaj doni

*Filloni me ushqim shtesë sipas zhvillimit të fëmijës tuaj dhe filloni pas muajit të 4-të më së voni dhe pas muajit të gjashtë më së largu.

Koha e duhur për të filluar me ushqim plotësues

Bebeve duhet tu jipet ushqim plotësues në fund të muajit të 4të në rastin më të hershëm dhe më së largu pas muajit të 6të.** Janë disa bebe që në muajin e 4të ose të 5të nuk mund të plotësojnë oreksin e tyre vetëm me qumësht gjiri dhe kanë nevojë për ushqim plotësues për rritje të shëndetshme. Po kështu, ka bebe që mjaftohen vetëm me qumështin e gjirit deri në fund të muajit të 6të, dhe tek atëherëjanë gati për ushqim plotësues. Vendimi për të filluar me ushqimin plotësues duhet të bëhet gjithmonë sipas zhvillimit të fëmijës suaj. A nuk i mjafton bebes suaj vetëm qumështi i gjirit ose vetëm formula? A e mban bebja juaj tashmë kokën lartë e drejtë pa ndihmën e askujt dhe shfaq interes për ushqime të reja dhe lugën? Atëherë ju mund të filloni me ushqimin plotësues. Nëse nuk jeni të sigurtë, kërkoni këshilla nga pediatri juaj.

Nëse foshnja juaj nxjerr jashtë lugët e para të ushqimit të fëmijëve, jini të durueshëm. Ajo ose ai duhet të mësojë se si të gëlltisë ushqimin. Kjo është arsyeja se pse ju duhet ti jipni bebes suaj vetëm një sasi të vogël të lugës me ushqim plotësues në fillim, ashtu që foshnja juaj të ketë kohë të mjaftueshme për tu mësuar me këtë formë të re të të ushqyerit.

**E rekomanduar nga Komiteti i të Ushqyerit ESPGHAN (Shoqata Evropiane për Gastroenterologji Pediatrike, Hepatologji dhe Ushqyerje).

Koha e duhur për të filluar me ushqim plotësues

Bebeve duhet tu jipet ushqim plotësues në fund të muajit të 4të në rastin më të hershëm dhe më së largu pas muajit të 6të.* Janë disa bebe që në muajin e 4të ose të 5të nuk mund të plotësojnë oreksin e tyre vetëm me qumësht gjiri dhe kanë nevojë për ushqim plotësues për rritje të shëndetshme. Po kështu, ka bebe që mjaftohen vetëm me qumështin e gjirit deri në fund të muajit të 6të, dhe tek atëherëjanë gati për ushqim plotësues. Vendimi për të filluar me ushqimin plotësues duhet të bëhet gjithmonë sipas zhvillimit të fëmijës suaj. A nuk i mjafton bebes suaj vetëm qumështi i gjirit ose vetëm formula? A e mban bebja juaj tashmë kokën lartë e drejtë pa ndihmën e askujt dhe shfaq interes për ushqime të reja dhe lugën? Atëherë ju mund të filloni me ushqimin plotësues. Nëse nuk jeni të sigurtë, kërkoni këshilla nga pediatri juaj.

Nëse foshnja juaj nxjerr jashtë lugët e para të ushqimit të fëmijëve, jini të durueshëm. Ajo ose ai duhet të mësojë se si të gëlltisë ushqimin. Kjo është arsyeja se pse ju duhet ti jipni bebes suaj vetëm një sasi të vogël të lugës me ushqim plotësues në fillim, ashtu që foshnja juaj të ketë kohë të mjaftueshme për tu mësuar me këtë formë të re të të ushqyerit.

*E rekomanduar nga Komiteti i të Ushqyerit ESPGHAN (Shoqata Evropiane për Gastroenterologji Pediatrike, Hepatologji dhe Ushqyerje).

Pse është ushqimi plotësues kaq i rëndësishëm për foshnjën tuaj?

Pas muajit të 4të-6të, vetëm qumështi i gjirit ose formula e qumështit nuk do të mjaftojnë për të furnizuar foshnjën tuaj me të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë që atij ose asaj i nevojiten. Përveç kësaj, të ushqyerit me ushqime më të forta do t’i trajnojë muskujt përreth gojës. Dhe së fundi, duke e ushqyer me ushqim plotësues, foshnja juaj do të fillojë të njihet me një varg të shijeve të ndryshme, gjë e cila është gjithashtu e rëndësishme për zhvillimin e bebes suaj.

Si duhet të filloj me ushqim plotësues për foshnje?

Racionet e qumështit përgjatë ditës do të zëvëndësohen gradualisht me ushqim plotësues për foshnje gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm. Fillojmë me kohën e drekës, vazhdojmë me mbrëmjet dhe më se fundi me pasditet. Në mëngjes, foshnja juaj do të vazhdoj të ushqehet me racionin e zakonshëm të qumështit.

HiPP-i e bën fillimin e të ushqyerit me ushqim plotësues aq të lehtë sa s’thuhet. Për lugët e para, ekziston një shumëllojshmëri e HiPP Perimeve:

  • me vetëm disa përbërës që janë shumë të lehtë për tu tretur
  • në kavanoza të vogël 125 g për lugët e para e të vogla

Hapi 1: Dreka

Në mënyrë ideale, ju do të filloni me 4 deri në 6 lugë të vogla me qull perimesh në kohën e drekës (për shembull, me HiPP Qull Karrotash, Qull Pastinak ose Kungull ). Pas kësaj, foshnja juaj merr racionin e zakonshëm të qumështit të gjirit apo formulën e qumështit për të mos u ndjerë i/e uritur. Mund ta rrisni sasinë e ushqimit me perime çdo ditë me nga disa lugë. Mos e humbni durimin, edhe nëse bebja juaj në fillim refuzon të hajë perimet. Provoni sërish në ditët e ardhshme. Pas disa ditësh në mënyrë alternative mund ti ofroni lloje të reja të perimeve (Qull Karrotash, Qull Kungulli, Qull Pastinaku). Pastaj zgjeroni menynë me patate – me Hipp kavanozin e Bebeve me Karrota dhe Patate, HiPP Pastinak me Patate apo Kungull me Patate nga HiPP. Nëse dëshironi, ju mund t’a ushqeni beben tuaj me një racion në mbrëmje, nëse i përshtatet më mirë ritmit tuaj ditor, ose ndoshta nëse Babi dëshiron të jetë pjesë e racionit të parë.

Nëse gjithçka shkon mirë me perimet, diku pas javës së 3të mund ta ndërmerrni hapin tjetër dhe ta ushqeni beben tuaj me një racion të tërë me mish. Sërish HiPP-i ka produkte të përshtatshme: menytë me karrota, pastinak dhe kungull dhe përzierje të tjera për llojshmëri të shijshme. Sa më shpejt që fëmija juaj arrin të hajë një kavanoz të tërë me mish në kohën e drekës, mund të ndërpreni të ushqyerit me gji ose biberon në mesditë.

Këshilla për fillimin e të ushqyerit me ushqim plotësues:

  • Menyja individuale: Ju mund të krijoni meny individuale duke i kombinuar kavanozet e HiPP-it. Thjesht përzieni një gjysmë kavanozi perimesh (përafërs. 90g) me një gjysmë kavanozi të HiPP-it me ushqim mishi (përafërs. 60g).
  • Desert për foshnjën. Si desert ne iu rekomandojmë disa lugë me fruta të pasura me Vitaminë C. Vitamina C ndihmon në absorbimin e hekurit të çmueshëm nga mishi brenda në trup.

Këshillë: Ngrohni aq ushqim bebesh, sa bebja juaj ka të ngjarë se do të hajë. Ruani pjesën tjetër të ushqimit të pangrohur në frigorifer dhe përdoreni deri në ditën e ardhshme.

Me rëndësi! Nëse përdorni mikrovalë: ju lutem largoni kapakun dhe mbuloni pjesën e hapur. Përzieni mirë pas ngrohjes! Në mikrovalë, ushqimi ngrohet nga brenda dhe ushqimi mund të ngrohet në mënyrë të pabarabartë. Të ashtëquajturat fole të nxehtësisë mund të formohen. Përdorni vetëm lugë të plastikës, ashtu që të mos e dëmtoni kavanozin e xhamit. Kontrolloni temperaturën para se ta ushqeni beben.

Për të gjetur grupin e duhur të produkteve HiPP, kërkoni në rafte për kodet e ngjyrosura si më poshtë: