Këshilla rreth mbrojtjes dhe kujdesit të dhëmbëve

 

Dhëmbë të shëndetshëm që nga fillimi

Përveç një të ushqyeri "miqësor ndaj dhëmbëve" me përmbajtje të ulët të sheqerit dhe acideve, kujdesi i duhur për dhëmbët është shtylla e dytë e rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve. Dhëmbët e parë mundësisht duhet të mbeten të shëndoshë dhe të bukur për një kohë sa më të gjatë, sepse dhëmbët e shëndetshëm të qumështit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve të përhershëm pasues. Prandaj duhet filluar sa më parë me mbrojtjen e dhëmbëve. Në vijim kemi përpiluar këshilla të rëndësishme për ju. Por ju duhet të këshilloheni mirë edhe me dentistin tuaj.

HiPP- Këshilla e 1-rë - Pastroni dhëmbët

Sapo të vërehen dhëmbët e parë, duhet filluar me pastrimin e tyre. Për fillim është plotësisht e mjaftueshme një shtupë pambuku e lagësht me të cilën ju thjesht do të fshini dhëmbët. Kur të dalin disa dhëmbë, mundeni që me një brushë dhëmbësh për foshnje t'i pastroni 1 deri 2 herë në ditë. Pasta e dhëmbëve nuk është e nevojshme për dhëmbët e parë. Është më e sigurt nëse hjekni dorë nga ajo, pasi që fëmija juaj nuk është ende në gjendje që ta nxjerr pastën dhëmbëve jashtë nga goja. Bisedoni me pediatrin e fëmijës suaj në lidhje me përdorimin e pastës së dhëmbëve. Ai/Ajo mund t'ju informojë për momentin e fillimit të përdorimit dhe t'ju ndihmoj rreth përzgjedhjes së pastës së dhëmbëve. Rreth administrimit të fluorit për ndërtimin e dhëmbëve të fortë, ju lutemi që gjithashtu të këshilloheni me pediatrin, ai/ajo i di më së miri nevojat e fëmijës suaj.

Dhëmbë të shëndetshëm që nga fillimi

Përveç një të ushqyeri "miqësor ndaj dhëmbëve" me përmbajtje të ulët të sheqerit dhe acideve, kujdesi i duhur për dhëmbët është shtylla e dytë e rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve. Dhëmbët e parë mundësisht duhet të mbeten të shëndoshë dhe të bukur për një kohë sa më të gjatë, sepse dhëmbët e shëndetshëm të qumështit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve të përhershëm pasues. Prandaj duhet filluar sa më parë me mbrojtjen e dhëmbëve. Në vijim kemi përpiluar këshilla të rëndësishme për ju. Por ju duhet të këshilloheni mirë edhe me dentistin tuaj.

HiPP-Këshilla e 2-të - Mbroni dhëmbët

Ju gjithashtu si prind rastësisht mund të bartni tek fëmija juaj kariesin. Lëpirja e një luge ose biberoni nga ana juaj lehtë mund të transferojë bakteret nga goja juaj tek fëmija juaj. Prandaj ju duhet gjithnjë të përdorni një lugë dhe biberon tjetër për fëmijën tuaj.

HiPP-Këshilla e 3-të - Shmangni thithjen e vazhdueshme të fëmijës (nga shishja)

Çdo pije përmes thithjes së shpeshtë ose të vazhdueshme nga shishja mund të shkaktoj prishjen e dhëmbëve (kariesin) - bile edhe uji.

Prandaj:

  • Lejoni që fëmija të pijë pandërprerë - derisa të shuaj etjen.
  • Mos e leni shishen tek fëmija për thithje të vazhdueshme, si një biberon apo për ta shtjerë në gjumë.
  • Gjithmonë mbani vetë shishen dhe mos ia leni atë fëmijës.
  • Foshnjën që nga 8 muaj mësojeni për të pirë nga gota.

HiPP-Këshilla e 4-të - Mos lejoni fëmijën që vazhdimisht "të çapitet"

Luteni fëmijën tuaj që mos të haj apo pijë diçka pandërprerë, sidomos gjatë natës dhëmbët e të vegjëlve tuaj duhet të pushojnë. Pështyma ndërmjet vakteve të ngrënies riparon smaltin e dhëmbëve. Ky proces quhet "remineralizim" - materiet minerale të harxhuara, kompensohen përsëri. Me ushqim, megjithatë, pështyma do të largohet dhe nuk do të mund të riparoj dhëmbët. Prandaj zakonisht të ushqyerit me grisina dhe pijet duhet kufizuar vetëm gjatë ngrënies në vakte të rregullta dhe të shmangen "çapitjet" në mes të vakteve të ngrënies dhe gjatë natës.