Kushtet e përgjithshme të përdorimit për shërbimet tona të internetit dhe Hipp Klubi Foshnja ime

I dashur vizitor në faqen tonë të internetit,

Në faqen e mëposhtme, ju do të gjeni kushtet e veçanta të përdorimit me ofertat dhe karakteristikat e faqes tonë të internetit. Ne do të jemi të kënaqur nëse ju do të keni mundësinë që të na kontaktoni dhe të qëndroni në kontakt me ne. Ju lutemi kini kujdes për rregullat e mëposhtme, nëse ju i pranoni ofertat tona. Nëse ju do të doni të mësoni në lidhje me trajtimin e sigurt të të dhënave tuaja personale, ju mund të lexoni këtu rregullat e mbrojtjes së të dhënave.

1. Kushtet e përgjithshme

Kushtet e mëposhtme të përdorimit zbatohen për përdorim në mbarë botën për marrjen e buletinit të lajmeve newsletter, Hipp Klubi Foshnja ime, konkurse, të gjitha format e kontaktit, si dhe për dyqan online në www.hipp.de. Këto kushte të përdorimit janë subjekt për ndryshim nga operatori, grupi i kompanive Hipp, në çdo kohë. Përdoruesit do të informohen për versionin e tanishëm të kushteve të përgjithshme të përdorimit në faqen e internetit, dhe pastaj do të kenë të drejtë të kundërshtojë brenda dy javëve pas njoftimit të ndryshimeve në Klubin Foshnja ime. Në këtë rast, të gjitha të dhënat personale të përdoruesve, dhe të gjitha të dhënat hyrëse që i përkasin këtij përdoruesi, automatikisht do të fshihen. Përveç kësaj, operatori do të informojë përdoruesit e kësaj të drejte për të kundërshtuar, dhe i afatit dyjavor në rast të ndryshimeve. Kundërshtimet tjera, sidomos pretendimet për dëmtim të çfarëdo lloji, nuk do të ngjajnë për përdoruesit. Pas regjistrimit, dhe në çdo përdorim të mëvonshëm, përdoruesi pranon plotësisht versionin e tanishëm të kushteve të përgjithshme të përdorimit.

2. Rregulla të veçanta për gara

Pjesëmarrja në garat e ndryshme është e mundur vetëm për përdoruesit e rritur. Nuk ka asnjë detyrim ligjor për garat që mbahen; nuk ka alternativë për të hollat si shpërblime, vetëm nëse nuk shprehet ndryshe. Punonjësit e grupit të kompanive HIPP dhe të afërmit e tyre nuk lejohen të marrin pjesë. Në qoftë se konkurrenca është mbajtur me një partner të bashkëpunimit, atëherë punonjësit e kompanisë partnere dhe të afërmit e tyre, po ashtu përjashtohen nga pjesëmarrja. Data e hyrjes nuk shitet apo huazohet ndaj palëve të treta, ose ndryshe shmangen nga destinimi i tij.