Oksigjen duke iu falënderuar hekurit

Pse është hekuri kaq i rëndësishëm?

Hekuri furnizon nënën dhe foshnjën me oksigjenin jetik. Një pjesë e madhe e hekurit është përgjegjës të bëj furnizimin e gjakut me oksigjen nga mushkëritë dhe të gjitha organeve, sidomos të trurit. Nëna furnizon me rezerva të hekurit foshnjën gjatë katër muajve të parë të jetës. Ngase foshnja e sapolindur mund të krijoj hekur e pavarur.

Nevoja për hekur dyfishohet rreth fundit të shtatzënësisë pasiqë është i domosdoshëm për fazën kur foshnja rritet shpejtë. Racioni i mirëfilltë i hekurit është ndihmesë optimale për ditët e para të jetës së foshnjës.

Një shikim në librin e kontrollit duhet të tregoj se sa është i furnizuar trupi me hekur. Me rëndësi është vlera e hemoglobinës, vlera e sasisë së rruazave të kuqe të gjakut. Nëse kjo vlerë është më e madhe se 12g% do të thotë se trupi është i furnizuar mjaft me hekur. Vlera nën 11g% mund të shihet si gjendje kritike.

Furnizuesit e mirë të hekurit

Hekuri nuk është vetëm hekur. Hekuri gjendet si në produktet bimore ashtu dhe në ato shtazore. Por trupi më lehtë adaptohet me hekurin që gjendet në produktet me origjinë shtazore se sa me ato me origjinë bimore. Për këtë arsye vegjetarianët kanë më shumë probleme me furnizimin me hekur. Por ka metoda se si të përmirësohet furnizimi me hekur: Vitamina C ndihmon trupin të shfrytëzoj më mirë hekurin. Është mjaft e logjikshme që për shembull të kombinohen përdorimi i drithrave me pemë apo edhe lëng frutash. Për këtë është e rëndësishme shtesa me pakëz lëng limoni në salcën e sallatës apo edhe frutat në drithëra mund të kenë vëmendjen Tuaj.

Hekuri ka gjithashtu armiq: acidi tanin bllokon organizmin në marrjen e hekurit. Ky gjendet në çaj të zi, kafe dhe verë të kuqe.

Me hekur janë të pasura frutat me lëvozhgë, drithërat dhe mishi. Edhe kajsitë kanë mjaft hekur.

Çështja e spinaqit u vu me të drejtë në spikamë. Më heret mendohej që spinaqi është shumë i pasur ne hekur. Sot është e qartë, spinaqi është bartës i hekurit por jo sa është menduar më parë. Në njëqind gram spinaq ka rreth 3-4 mg hekur.

Pasojat e mungesës së hekurit

Mungesa e hekurit, ka këto pasoja: shenjat e lodhjes, dhembja e kokës deri te çrregullimi i gjumit e mundim. Në rastet e rralla shfaqet anemia, pra pagjakësi.